BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Tuhel pranë shkarkimit, ai justifikon gjendjen e Bajernit dhe flet për Champions League

Tuhel pranë shkarkimit, ai justifikon gjendjen e Bajernit dhe flet për

Në Gjermani ka rënë këtë sezon pesha e Bajernit të Mynihut, skuadër që as i diskutonte titujt në Bundesligë. Këtë edicion është Leverkusen më afër trofeut në kampionat, pasi ka krijuar diferencë me pikë, kurse për Bajernin ka tension, ku trajneri Tomas Tuihel është në qendër të “ciklonit” të akuzave për dështim. Ndërkohë, Bajerni i Mynihut do të kërkojë një biletë në çerekfinalen e Champions League teksa i duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë përballë Lacios me rezultatin 1-0. Gjermanët presin bardhekaltrit në “Allianz Arena” e do të tentojnë të shfrytëzojnë edhe entuziazmin e tifozerisë së tyre. Megjithatë, trajneri Thomas Tuhel kërkon përqendrim nga të tijtë duke theksuar se është e vështirë që t’i shënosh të paktën dy gola një skuadre italiane. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të përmbysim një disavantazh.

E dimë sa e vështirë është që t’i shënosh dy gola një skuadre italiane, aq më tepër një ekipi që drejtohet nga Mauricio Sarri. Paraqitjet në kampionat nuk ndikojnë në Champions League, do të tentojmë të jemi më agresivë në fushë, po ashtu duhet të tregojmë shumë pasion përgjatë gjithë 90 minutëshit. Skuadra ka pësuar më shumë seç duhet, megjithatë në ndeshjen e parë e kontrolluam mirë Imobilen. Nuk jam i surprizuar nëse Lacio vendos të luajë me kundërsulme”, u shpreh Tuhel. Ndërkohë që pankina e Bajernit është një “minë me sahat”, duket se në kampin tjetër, atë të Lacios, Sarri është i paprekshëm. Po ashtu në Itali është dhe Roma që e ka lënë pas krizën e pankinës, pasi aty është afruar Daniele De Rosi, ku pas largimit të Murinjos e ka kthyer skuadrën në shinat e duhura dhe po bën përpjekje të lerë pas krizën që kishte “mbjellë” tekniku portugez. Ndërkohë, duhet thënë se drejtuesit e Romës janë ndarë të kënaqur me punën e Daniele De Rosit dhe planifikojnë t’i ofrojnë kontratë afatgjate. Trajneri 40-vjeçar, në fundjavë shënoi fitoren e gjashtë në Serie A dhe siç shkruan “Calciomercato”, Roma do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare. Roma nën drejtimin e De Rosit ka arritur të ngrihet në vendin e pestë në Serie A. De Rosi e mori në janar drejtimin e skuadrës së Romës. Ai zëvendësoi trajnerin e shkarkuar, Hoze Murinjo. De Rosi më herët ka punuar si trajner i parë edhe te skuadra e SPAL-it. Si lojtar për Romën ka luajtur nga viti 2011 deri në vitin 2019. Duke u kthyer te Bajerni, mund të thuhet se suksesi në Champions mund ta ruajë grupin të paprekur dhe mund ta ndihmojë klubin të largojë presionin, por për momentin trajneri Tuhel nuk gëzon asnjë mbështetje as në klub e as në grupin e skuadrës.