BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Turp me Dinamon, italianët e braktisin, “nëndetësja” e futbollit shqiptar në mëshirë të fatit

Turp me Dinamon, italianët e braktisin, “nëndetësja”

Klubet shqiptare të futbollit, sporti në tërësi, po kalojnë momente shumë të vështira, për shkak edhe të statusit të tyre të paqartë dhe njëherësh mungesës së vëmendjes ndaj të rinjve dhe ekipeve të moshave në tërësi gjatë dekadave të fundit. Padyshim që ka pasur klube të suksesshme, madje dhe prej atyre që kanë investuar privatisht, por nuk mohohet që pati një cikël dëmtimi për klubet legjendare të kryeqytetit, Partizanin e Dinamon, të cilave ua morën komplekset sportive e i hodhën në rrugë. Partizanit i është gjendur në mbrojtje Gazmend Demi, i cili po ndërton një kompleks të ri në Tufinë, ndërkohë që Dinamo vijon të luftojë me “mullinjtë e erës”, për të mbajtur të paktën gjallë stemën dhe uniformën. Kjo skuadër militon në Kategorinë e Parë, me shpresa të ringjitet në Superiore, por me situatën që po kalojnë blutë vështirë se do të realizohet ky objektiv. Dinamo po vuan, e pranojnë të gjithë, teksa së fundmi flitet se po braktisin edhe italianët që pak muaj më parë erdhën si “shpëtimtarët” e saj. Jo vetëm nuk e shpëtuan, por përflitet se e kanë braktisur “nëndetësen” e futbollit shqiptar, ndërsa pritet që skuadra të kthehet sërish në “duart” e ish-drejtuesve të mëparshëm, një lëvizje që ishte paralajmëruar nga ish-drejtori i klubit Ismet Saliaj.

Situata aktuale

Pak muaj më parë, tek Dinamo ishin shumë pozitive kur lajmëruan se klubi do kalonte nën menaxhimin e italianëve të cilët kishin një projekt për rikthimin e klubit në elitën e futbollit shqiptar. Por, shpresa nisi të venitej javë pas jave kur rezultatet mungonin dhe humbjet e njëpasnjëshme bënë që skuadra të mos largohej nga vendi i fundit në kampionat. Ndërkohë, edhe pse shpresat ishin te merkatoja e janarit, sërish të afruarit nuk kanë arritur të bëjnë diferencën dhe në këtë formë klubi vazhdon të vuajë dhe jo vetëm që nuk po sheh dritë në fund të tunelit por rrezikon edhe rënien një kategori më poshtë. Ndaj, drejtuesit e vjetër të klubit kanë vendosur të ndërhyjnë dhe të marrin situatën në dorë. Duke qenë se marrëveshja me italianët nuk kishte marrë formë zyrtare por kishte thjesht një akord verbal, drejtuesit shqiptarë kanë ndarë rrugët me italianët. Sipas disa burimeve, klubit dinamovit kanë sqaruar se është larguar stafi teknik i italianëve dhe në drejtimin e skuadrës për momentin do rikthehet trajneri Igli Allmuça. Kështu, klubi do provohet të shpëtohet nga drejtuesit e vjetër pasi projekti italian rezultoi një dështim i vërtetë.

Qëndrimi i klubit

Situata duket se është ndezur pas daljes së lajmit se italianët do të largohen dhe zyrtarë të klubit kanë shpejtuar të dalin me postime në rrjetet sociale ku shkruajnë se klubi dhe ekipi janë të qetë. Për këtë dje pasdite pati në “facebook” një deklaratë nga ana e zyrtarit Ermal Barushi, në drejtim të opinionit publik, për zhurmën e krijuar së fundmi mbi klubin Blu: “Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi në media, F.K Dinamo dëshiron të bëjë me dije së pari të gjithë tifozët Blu, opinionin sportdashës dhe median se situata në ekip është e qetë dhe se të gjithë janë të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës. Duhet të kuptojmë që të tilla lajme të përhapura me ose padashje përpara një ndeshje tepër të rëndësishme, ndikojnë vetëm negativisht në qetësinë e grupit, lojtarëve dhe të stafit teknik. Duke falënderuar edhe njëherë tifozët dhe grupin ultras për mbështetjen, kërkojmë që edhe njëherë të jemi të gjithë bashkë, në krijimin e një fryme pozitive dhe të japim mbështetjen maksimale për skuadrën”, shkruan klubi i Dinamos, duke iu referuar zyrtarit të saj Barushi.