BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Sport

Turqia merr vendim për rinisjen e kampionatit, anglezët shtyjnë stërvitjen me një javë

Turqia merr vendim për rinisjen e kampionatit, anglezët shtyjnë

Futbolli në Europë po bën përpjekje të kthehet në fushë, por vende të ndryshme janë në fazat ndryshme të situatës pos-Covid, teksa ka plot vende që nuk janë të vendosura të marrin një nismë të shpejtë për kthimin e garave. Sidoqoftë, pas Hungarisë një shembull rikthimi të shpejtë e dha edhe Turqia, që do të nisë ndeshjet zyrtare në javën e parë të qershorit. Kështu, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli po rinis gradualisht, teksa sot kreu i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir njoftoi se kampionati turk do të rinisë sezonin e mbetur pa mbaruar pikërisht më datën 12 qershor. Ozdemir gjithashtu njoftoi se të gjithë ligat europiane do të duhet të mbyllen brenda muajit korrik, sipas afateve që ka lënë UEFA, ndërsa në fillim të muajit gusht do të nisë zhvillim i ndeshjeve europiane, pra Champions dhe Europa League. Gjithashtu kreu i Federatës turke konfirmoi se UEFA ka planifikuar që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet pikërisht më datën 29 gusht, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, duke qenë se pikërisht kryeqendra ekonomike turke ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe të këtij sezoni. Ndërkohë, klubet angleze po përgatiteshin të rinisnin stërvitjet ditën e hënë më 11 maj, por do të duhet të presin për të paktën edhe një javë, pasi qeveria ka vendosur të marrë më shumë kohë, para se të “ndezë dritën jeshile”. Qeveria britanike duhej të publikonte më datën 7 fazën e dytë të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, por e ka shtyrë gjithçka për të dielën në mbrëmje, ndërsa “Daily Mail” raporton se po merren në konsideratë edhe letrat e dërguara nga mjekët e klubeve. Sipas tabloidit anglez, në një takim për sigurinë në futboll, mjekët kanë shprehur dyshime dhe kanë kërkuar më shumë siguri e përgjegjësi, duke folur edhe për rrezikun e humbjeve të jetës, nëse nuk aplikohen masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, ngjashëm me vendet e tjera evropiane, edhe Anglia tani është duke punuar për rikthimin e garave, duke negociuar mes Federatës së Futbollit, Ligave, Shoqatës së Futbollistëve e të Trajnerëve, si dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse. Njëra ndër propozimet e dala nga këto negociata ka qenë që ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit 2019/20 të zhvillohen në stadiume neutrale, përderisa një votim për këtë dhe propozimet e tjera do të mbahet të hënën. Përderisa të gjitha 20 klubet e Premier League janë shprehura të gatshme t’i zhvillojnë 92 ndeshjet e mbetura kur të jetë e sigurt të rinisë sezoni, jo të gjitha ato janë të gatshme të luajnë në stadiume neutrale. Brajtoni është ndër klubet që e ka refuzuar këtë opsion, mirëpo propozimit i duhen vetëm 14 vota nga gjithsej 20 klubet për t’u aprovuar. Përndryshe, Bevan paralajmëron se Premierliga mund të anulohet. “A do të anulohet sezoni nëse votohet kundër zhvillimit të ndeshjeve në stadiume neutrale? Por, mendoj se kjo është e vërtetë”, ka thënë Bevan për “BBC Radio 4”. “Qeveria, nëse s’e ka bërë ende, do ta bëjë të qartë se zhvillimi i ndeshjeve në stadiumet e klubeve vendase e vë në pikëpyetje nëse mund të aplikohen rregullat e distancimit”.