Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U ble 120 milionë euro, sulmuesit të Atletico Madrid i ndodh ajo që nuk do ta donte kurrë në ndeshjen debutuese

Postuar: 20/07/2019 - 22:04

Edhe pse ka vetëm  1 vit si futbollist profesionist, kjo gjë nuk e ndali Atletico Madrid-in të shpenzojë plot 120 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij.Po flasim për sulmuesin e talentuar portugez, Joao Felix, ish-lojtarin e Benfica-s, për të cilin Atletico Madrid shpenzoi shumën marramendëse.

Por ylli 19-vjeçar e ka nisur karrierën tek Atletico Madrid në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ai u dëmtua në ndeshjen e tij të parë me fanellën e madrilenëve.

Ishte minuta e 30 e pjesës së parë në sfidën miqësore mes Atletico Madrid dhe Numancia, kur 19-vjeçari pësoi dëmtimin që e detyroi të dalë nga fusha.

Nuk dihet se sa do të mungojë sulmuesi dhe nëse dëmtimi i tij ishte serioz, pasi ende nuk ka një deklaratë nga klubi madrilen mbi gjendjen e tij.

Joao Felix u vlerësua pozitivisht për 30 minutat që luajti në ndeshjen debutuese me madrilenët.

Ndeshja miqësore u mbyll me fitoren e madrilenëve me rezultatin 0-3.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 16:36

Pas shumë e shumë spekulimeve më në fund është vendosur përfundimisht se ku do të luajë Elseid Hysaj sezonin e ardhshëm.

Postuar: 23/08/2019 - 07:49

Barcelona pa Lionel Mesin nuk mund të quhet skuadër e kompletuar.

Postuar: 23/08/2019 - 07:47

Trajneri Shpëtim Duro është gati për të përballuar sfidat e sezonit të ri.

Postuar: 23/08/2019 - 07:45

Lojtarët kuqezinj në Europë po përpiqen të krijojnë profilin e tyre të suksesit, të bazuar në kua

Postuar: 22/08/2019 - 18:41

Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavu

Postuar: 22/08/2019 - 11:44

Cristiano Ronaldo ka pranuar se të dy; ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre

Postuar: 22/08/2019 - 07:27

Në një intervistë për mediat portugeze, ku zbuloi edhe oborrin e shtëpisë së tij luksoze nga e ci