Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U injorua nga Neymar, hakmarrja e yllit gjerman nuk vonon pas thashethemve të largimit tek Barça

Postuar: 21/07/2019 - 22:43

E pat injoruar kohë më parë kur disa kritikave në lojë, Neymar iu përgjigj me: “Kush je ti për të më thënë mua se çfarë duhet të bëj, kur vetë nuk di të bësh tjetër veçse të pasosh topin mbrapa?”.

Tani, pikërisht në kulmin e merkatos së verës dhe kur braziliani është në mes të një stuhie, fundi i të cilës nuk dihet ende, gjermani i PSG, Julian Draxler përfiton nga rasti për tu hakmarrë: “PSG nuk është vetëm Neymar!”.

“Thashethemet përqark Neymar nuk më shqetësojnë aspak në nivel personal, por mund të shkaktojnë pakënaqësi brenda kontigjentit. Besoj se askujt nuk do t’i pëlqente të lexojë ato që po publikohen. Ai është një superstar. Nënkuptohet që Neymar është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, por PSG nuk është vetëm Neymar!”.

Në fakt, nëse Neymar do të largohet nga PSG, ai që do të përfitonte më shumë nga situata është pikërisht gjermani Draxler.

Mesfushori që u ble bujshëm nga kampionët e Francës ishte titullari i krahut të majtë te PSG, të paktën deri në momentin kur braziliani nuk e skarcoi atë në pankinë.

Tashmë, nëse Neymar do të mbyllë aventurën e tij franceze, atëherë ekzistojnë të gjitha shanset që Draxler të rimarrë pozitat e tij pre titullari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d