BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit
x
BREAKING NEWS

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e
x
BREAKING NEWS

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën
x

Sport

U larguan veteranët me rroga të larta, Barcelona kursen 40 milionë euro në vit

U larguan veteranët me rroga të larta, Barcelona kursen 40

Barcelona e fitoi titullin e parë në kampionatin spanjoll nën erën Ksavi, por duket se katalanasit nuk duan të mjaftohen me kaq, pasi duan akoma më shumë, pra më shumë se titulli në Spanjë. Ambiciet e blaugranave janë të fitojnë UEFA Champions League dhe për ta mundësuar këtë klubit i duhet të bëjë goditje të mëdha në treg. Fillimisht duke larguar veteranët që shihen si “pleq të padobishëm”, e më pas afrimin e elementëve që bëjnë diferencë. Në fakt, tifozët duan kthimin e Mesit, të cilin e shohin vendimtar për objektivat e skuadrës, por se stafi i ri duket më i fokusuar për t’u dhënë hapësirë të rinjve, duke e pastruar skuadrën nga veteranët. Me këtë arrihen dy objektiva njëherësh, së pari klubi lehtësohet nga barra e rëndë e pagave të larta dhe së dyti u hapet rruga të rinjve të talentuar që kanë dalë nga akademia e famshme e Barçës, “la Masia”, ose të rinj të afruar në merkatot e mëparshme por që nuk e kanë gjetur ende veten sepse nuk u është dhënë hapësira. Ndërkohë, pranohet edhe në planin e brendshëm që largimet e Serxhio Buskets dhe Zhordi Albas kanë një efekt anësor pozitiv për Barçën. Të dy veteranët kishin paga shumë të larta, të trashëguara nga epoka e Bartomeut. Mu uljen e ndjeshme të nivelit të pagave, tani mund të regjistrohet lehtësisht edhe Gavi. Andaluziani ka një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës mund ta ndërpresë nëse klubi katalanas nuk do të jetë në gjendje ta regjistrojë me ekipin e parë para 1 korrikut. Buskets dhe Alba e lehtësojnë me rreth 40 milionë euro arkën e Barcelonës. Tani ndizet drita jeshile edhe për përditësimin e kontratës së Araujos dhe rinovimin e kontratës së të riut Alejandro Balde. Gjithçka. Tifozët e Barçës, në fakt, po presin me ankth surprizën e madhe: rikthimin e Lionel Mesit. Formatime të reja nuk dëshiron vetëm Barcelona, pasi ka plot klube në Europë në këtë moment që synojnë të bëjnë revolucion në radhët e grupit. Në Angli Mançester Junajtid dhe Arsenali pritet të bëjnë ndërhyrje që çojnë në largime të shumta e në afrime të reja që të japin një impuls të ri për sezonin e ri. Në Francë Paris San Zhermen pritet të bëjë një spastrim të radhëve, duke larguar lojtarë që e kanë mbyllur ciklin e për t’i hapur mundësinë brezit të ri, kurse në Itali priten reflektime të forta tek Juventusi, Roma dhe Milani. Në Gjermani Bajerni mbetet për tu parë me trajnerin Tuhel sezonin e ardhshëm, kurse në Spanjë, përveç Barcelonës, edhe Reali i Madridit pritet të bëjë kthesë me veteranët, pavarësisht se Kros, Modriç e ndonjë tjetër janë pranë rinovimit, si lojtarë që kanë ende çfarë të japin. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin Benzema.