
Tërmet i fortë në vend/ Lëkundet Durrësi e Laçi, ndihet edhe në Tiranë, ja sa ballësh ishte

U martua në moshë shumë të vogël, Edi Reja kujton puthjen e parë dhe befason me atë që thotë për bashkëshorten: Prita 5 muaj, nuk donte!

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Shtator 2019

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi detaje jashtë futbollit.
Mes të tjerash, tekniku rrëfeu se kur e ka njohur gruan e tij. Reja shpjegoi se puthjen e parë e kanë shkëmbyer kur ka qenë 17 vjeç dhe se ka pritur 5-6 muaj që kjo gjë të ndodhë.
Pjesë nga intervista:
Orinda Huta: Kur jeni njohur?
Reja: Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç.
Mendo pak: Në qershor festuam 50-vjetorin.
Orinda Huta: Pra, ishte dashuri me shikim të parë apo…?
Reja: E di… ajo ishte shumë e bukur. Kur ishte e re, se tani jo më (qesh) por edhe shumë e fortë në aspektin e karakterit. Ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e mia.
Orinda Huta: E mban mend puthjen e parë me Livian?
Reja: Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. Mu desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha.
Orinda Huta: Pse kështu?
Reja: Sepse ajo në fillim nuk donte. Mu desh që të këmbëngulja shumë që ta bëja të ndryshonte mendje. Kur u puthem, ishte data 17 Prill e vitit 1966.
Më të lexuarat


Veseli braktis Salernitanën për Virtus Entelën në Serie B, Selmani pranë Malatiasporit në Superligën turke

Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull, largohet trajneri Nevil Dede

Pas një takimi me presidentin dhe në prag të sfidës, largohet në mënyrë të papritur trajneri i Tiranës

Juventusi thyen Bolonjën dhe afrohet frikshëm me kryesuesit e Serisë A, Barça fiton edhe pa Mesin

Vllaznia ndalet në shtëpi, Partizani ka shans t’i afrohet në renditje

Gjergj Ruli: Atletika me probleme infrastrukturore, por kampionët e saj janë elitë e sportit shqiptar

Tronditet bota e futbollit/ Vdesin në një aksident ajror presidenti dhe katër lojtarët e ekipit brazilian

Iu ofruan gjashtë milionë euro për një vit, Messi dhe Ronaldo refuzojnë ofertën e qeverisë së Arabisë Saudite, ja çfarë nuk pranuan të reklamojnë

Mbi 200 mln euro humbje, Paris SG nxjerr në shitje një nga “yjet” e saj

“Filmi i Derbit”, Partizani publikon videon ku trajneri Daja motivonte ekipin kundër Tiranës me “Gladiatorin”
