BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

U mbyll kampionati, rinis “valsi” i shkarkimeve të trajnerëve në Superiore

U mbyll kampionati, rinis “valsi” i shkarkimeve të

Vllaznia bëhet skuadra e parë që kthen “valsin” e shkarkimeve të trajnerëve, ende pa u mbyllur mirë sezoni aktual (mbetet të luhen një ndeshje “play-off”-i e një finale kupe. Situata nuk duket aspak premtuese dhe për ekipet e tjera, përfshi Tiranën që pritet të bëjë ndryshime, sikurse dhe skuadrat që ranë nga kategoria, apo dhe ekipet që nuk përmbushën asnjë objektiv edhe pse patën grupe cilësore si Kukësi e Teuta, pa harruar de Laçin, që pas shumë sezonesh pjesëmarrje të rregullt në Europë, këtë vit nuk luan dhe për klubin është humbje financiare dhe prestigji. Ndërkohë, vëmendja është përqendruar në Shkodër, ku ka lëvizje të shpejta, pasi klubi me sa duket dëshiron të përmbyllë sa më shpejt revolucionin duke pikënisur nga pankina, pra ndryshim i menjëhershëm stafi e kursi për shkodranët. Pak ditë më parë Vllaznia ndryshoi pjesën e komandimit në staf, pra pozicionin e drejtorit sportiv. Në këtë detyrë u emërua Elvis Plori, i cili kishte patur sukses në krye të Vllaznisë U-21. Ardhja e tij nënkuptonte një erë të re në klubin shkodran.

Ikën Sedloski

Erdhi pak muaj më parë me shpresën se do të mund të bënte ndryshimin e madh, por të paktën e mbylli me një fitore që siguroi pjesëmarrjen në Europë. Por vetëm kaq. Goce Sedloski nuk do të jetë trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ndërprerjen e marrëveshjes me teknikun maqedonas, vetëm pak muaj pasi u afrua. Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive. Në njoftimin e klubit veçohet se Seldoskit i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të vijohet bashkëpunimi. Sedloski u afrua tek Vllaznia në fillimin e muajit prill, duke zëvendësuar Mirel Josën. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënies me teknikun nga Maqedonia e Veriut. “Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falënderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruan klubi në faqen e vet zyrtare.

Largimet e lojtarëve dhe shorti në Konferencë Ligë

Nga Vllaznia do të largohen disa lojtarë përpara nisjes së përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Skuadra do të mësojë kundërshtarin që do të ketë në turin e parë pas shortit që do të hedhë UEFA më 20 qershor. Ndeshjet janë parashikuar të luhen më 13 dhe 20 korrik. Kuqeblutë kanë marrë tashmë pushimet, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë disa konfirmime për largime. I pari do të jetë sulmuesi brazilian, Kaina Nunjesh, të cilit i përfundon kontrata. Por, dilemat janë të mëdha edhe me disa titullarë, duke filluar nga Gurishta dhe Latifi, të cilët gjithashtu dalin futbollistë të lirë. Drejtuesit e klubit kanë nisur që tani nga puna për të diskutuar me lojtarët që kanë interes t’i mbajnë.