BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr

Lionel Mesi është një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, në mënyrë të padiskutuar. Por edhe më i miri ndodh të gabojë ndonjëherë. Kështu, “pleshti” argjentinas mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij dhe madje për sjellje antisportive, pasi qëlloi me shuplakë në ecje e sipër një lojtar kundërshtar. Kaq u desh që Mesi të kthehej sërish në qendër të debatit në mbarë opinionin sportiv botëror. Kjo pasi ai është penalizuar. Por Barcelona ka vendosur të ankohet ndaj vendimit të Komitetit të Garave të Federatë së Futbollit të Spanjës për pezullimin e Lionel Mesit me dy ndeshje, për kartonin e kuq që mori argjentinasi në finale të Superkupës së Spanjës. Komiteti i Garave i Federatës e dënoi Mesin me dy ndeshje moslojë pas vlerësimit të incidentit të martën, por klubi katalanas ka vendosur të ankohet menjëherë për heqjen e këtij pezullimi. Pezullimi nënkupton se Mesi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Kornellës në Kupën e Mbretit dhe kundër Elçes në La Liga. Mesi u përjashtua direkt me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletik Klub për shkak se e goditi Asier Vilalibren me forcë të tepruar në përpjekje për t’i hapur vetes rrugë përpara gjatë një aksioni të skuadrës së tij në çastet e fundit të kohës shtesë në Seviljes. Argjentinasi u ndëshkua vetëm ndërhyrjes së VAR-it, pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e kishte parë incidentin. Kjo ishte hera e parë që Mesi u ndëshkua me karton të kuq në karrierën e tij si lojtar i Barcelonës në hiç më pak se 754 ndeshje deri më sot. Si pasojë ai do të mungojë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Kornellas këtë të enjte dhe kundër Elçes në La Liga të dielën pasdite. Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin por pas ndërhyrjes së dhomës së VAR-it dhe rishikimit të rastit, argjentinasi u ndëshkua direkt me të kuqin. Ky ishte kartoni i parë i kuq i Mesit në 753 paraqitje për Barcelonën. Sipas mediave spanjolle, Mesi ishte tejet i zhgënjyer dhe iu kishte kërkuar falje bashkëlojtarëve të vet në zhveshtore pas ndeshjes. Ndërkohë, një goditje nën brez ka ardhur për Mesin këtë javë, ku një nga ish-lojtarët e Barçës, i cili ka luajtur me argjentinasin, ka preferuar Kristiano Ronaldon para “pleshtit”, por kjo mund të jetë ndikuar nga fakti se lojtari në fjalë është tani pjesë e Juventusit. Kështu, mesfushori i Juventusit, Arthur ka luajtur me të dy, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, por shpjegon pse ai do të zgjidhte CR7. Ish-futbollisti i Barcelonës u pyet nga Desimpedidos do Brazil me kë preferonte të luante mes Mesit dhe Ronaldos. “Ata të dy janë udhëheqës të shkëlqyeshëm, por ata kanë një mënyrë shumë të ndryshme për të bërë të ndihet ndikimi i tyre,” u përgjigj Arthur. “Leo nuk flet shumë, por ai e bën të njohur praninë e tij në fushë me talentin dhe dëshirën e tij për të qenë protagonist. Kris, nga ana tjetër, flet shumë me të gjithë dhe është një prani e madhe në dhomën e zhveshjes. Ai gjithashtu është padyshim shumë i etur për të pasur topin dhe për të shënuar gola. Nuk është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, sepse ata janë dy lojtarë fantastikë, por midis të dyve do të zgjidhja Kristiano” u shpreh Arthur. Ai u transferua nga Barcelona në Juventus në afatin kalimtar të verës.