Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U shpall kampion bote, tifozët i kërkojnë futbollistit të shlyejë premtimin e dhënë

Postuar: 10/08/2018 - 10:04

Katër vite më parë shpëtoi, për fatin e tij të keq, nga Gjermania që eliminoi Francën në çerekfinale dhe i evitoi respektimin e bastit: “Nëse fitojmë Botërorin shkoj me biçikletë nga Trua (ku është bërë profesionist) në Paris (ku luante në atë kohë)”. Ndërsa, këtë herë Blez Matuidisë i ka shkuar keq.

Apo mirë? Nuk dihet, sepse fundja, lojtari bardhezi u shpall kampion bote, por tani duhet të mbajë premtimin e bërë në TV: “Nëse fitojmë në Rusi, shkoj nga Torino në Paris me biçikletë”. Dhe dje, mesfushori ka përsëritur se nuk do tërhiqet pas.
 
PIKU Duhet konsideruar fakti që basti u vendos disa muaj më parë, kur favoritet ishin mbi të gjitha Gjermania, Brazili, Argjentina e Spanja. Dhe Franca një sfidante e rangut të lartë. Por, në Rusi skuadra e Deshamp shkoi deri në fund dhe tani tifozët e gazetarët “kërkojnë llogari”. “Më takon ta bëj, – është shprehur mesfushori në Paris, ku u prit si hero, atyre që i rikujtonin premtimin, – por më duhet të gjej kohën sepse nuk është e lehtë”. Në fakt, udhëtimi është 717 kilometra, i “pasuruar” nga kalimi në Alpe dhe një pikë prej 2175 metrash. Pra, jo një shëtitje.
 
 
SFIDA TË TJERA 
 
Matuidi, megjithatë, nuk është i vetmi francez që ka ndërmarrë rreziqe përpara aventurës në Rusi. Rami ka “paguar” premtimin, duke sfiduar mbi një tartan kampionin olimpik të xhudos Tedi Rajner, përpara telekamerave të “Tf1”. Zhiru e Fekir premtuan të qethen; Lemar se do lyente flokët (ka ngjyrosur disi kreshtën); Toliso “duhet” të bëjë tatuazh Kupën e Botës. Ndërsa, kapiteni Loris u betua se do bënte xhiron e bareve në Nisë, ku është lindur e rritur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 20:23

Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Çmimin e Madh të Japonisë për garat me motorra. Në Japoni është duke u mbajtur gara, ndërsa Mark Markez e ka përfunduar para kohe këtë garë.

Postuar: 19/10/2018 - 18:22

Përtej formës së dobët në fushën e lojës, po has probleme edhe në jetën personale.Ylli i Real Mad

Postuar: 19/10/2018 - 18:08

Kemi parë gjeste nga më të ndryshmet në fushën e lojës, duke filluar nga ato më ofendueset te ato

Postuar: 19/10/2018 - 18:04

Futbollistët e Barcelonës i përgjigjen pozitivisht mesazheve që Neymar ka lëshuar kohët e fundit

Postuar: 19/10/2018 - 17:28

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur auditin në klubet shqiptare të futbollit, teksa së f

Postuar: 19/10/2018 - 17:21

Si të mos mjaftojë momenti negativ që po kalon me Kombëtaren shqiptare, Kristian Panuçi ka punë e

Postuar: 19/10/2018 - 17:01

 Në një njoftim zyrtar, Federata Europiane e Futbollit bëri të ditur shtetet të cilat nuk do