BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Sport

U shua para kohe nga aksidenti tragjik, ish-futbollisti zbulon vizitën e programuar të Kobe Bryant në Tiranë

U shua para kohe nga aksidenti tragjik, ish-futbollisti zbulon vizitën e

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, mbeti i vdekur në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë. Gjatë emisionit “Procesi sportiv”, ish-basketbollisti Gazment Caci tregoi se lojtari i famshëm ishte ftuar për të ardhur në Tiranë.

Madje, Caci kishte arritur të bisedonte me asistentët e Bryant dhe kishin arritur një marrëveshje paraprake për ta sjellë basketbollistin në Tiranë në muajin maj. “Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur, por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Këtë model ne e kemi marrë dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri.

Kemi arritur të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjigand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll. Kishim marrë përgjigje pozitive dhe prisnim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria” - u shpreh Caci.