BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

U tallën me moshën e Mesit dhe Ramosit, PSG sulmon kreun e La Ligës spanjolle si hipokrit

U tallën me moshën e Mesit dhe Ramosit, PSG sulmon kreun e La

Kreu i La Ligës, Havier Tebas, duke komentuar largimin e disa prej “yjeve” të futbollit të këtij kampionati drejt Francës, ka ironizuar me klubin e Paris San Zhermenit, e cila falë parave të sheikëve ka mundur të afrojë në skuadër çdo lojtar që ka dëshiruar. Mirëpo, për Tebas nuk janë vetëm paratë, por edhe politika shtetërore (nënkupto e Katarit), që po ndërhyjnë ashpër në futboll duke e përvetësuar atë. E thënë ndryshe, kjo ironi përkthehet si akuzë që PSG po e blen futbollin dhe po përdor pushtetin e parasë dhe pushtetin shtetëror për të vënë nën këmbët e saj futbollin profesionist elitar. Por reagimet e tij nuk janë pritur mirë e madhe kanë detyruar drejtuesit e PSG-së të dalin në mbrojtje të presidentit Nadser Al Khelaifi, i cili ka rezultuar i suksesshëm në ambiciet e tij për të pasur në skuadër futbollistët më të mirë në qarkullim, të tillë si Nejmar, Mbape, Mesi apo dhe Serxhio Ramos. Kështu, referuar medieve sportive franceze dhe spanjolle, Paris San Zhermen i ka reaguar ashpër shefit të ligës spanjolle Havier Tebas, pasi ai ishte tallur me shpenzimet e klubit francez dhe me moshën e lojtarëve të tij. Sekretari i përgjithshëm i PSG-së, Viktoriano Melero, ka thënë se Tebas duhet të merret me borxhin dhe keqmenaxhimin e La Ligas. Melero thotë se komentet e Tebas për moshën e lojtarëve të PSG-së, përfshirë për atë të Lionel Mesit dhe Serxhio Ramosit, tregojnë mungesë respekti dhe janë fyese. Tebas, për më tepër, vazhdimisht iu referua si klub shtetëror PSG-së, për shkak se mbështetet nga Katari. “Vazhdimisht e lejon veten ta sulmojë publikisht ligën franceze, klubet tona dhe lojtarët tanë, duke postuar vazhdimisht deklarata fyese dhe përgojuese se gjoja ne nuk iu përmbahemi rregullave financiare të futbollit”, tha Melero. Së fundmi, Tebas tha se PSG-ja është po aq e rrezikshme sa propozimi i dështuar për Superligën Evropiane. Pastaj, ai tha për blerjet e reja të gjigantit francez: “PSG-ja duket si një ligë legjendash, duke marrë parasysh moshën e disa lojtarëve”. Mesi, 34 vjeç, dhe Ramosi 35-vjeç, nënshkruan të dy kontrata dyvjeçare me PSG-në këtë verë, duke iu bashkuar klubit francez falas pasi ishin larguar nga Barcelona dhe Real Madridi, përkatësisht. Mes dhe Ramos kanë autoritet, eksperiencë dhe imazh spektakolar dhe shitja e fanellave të tyre nxjerr shpenzimet që janë bërë për afrimin e tyre dhe për pagat që shkojnë shumë lart e janë të papërballueshme nga klubet e tjera në Europë.