BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Sport

U turpërua nga Spanja, por Gjermania i beson drejtimin e kombëtares sërish Lëvit

U turpërua nga Spanja, por Gjermania i beson drejtimin e kombëtares

Gjermania u turpërua mbrëmjen e së martës nga Spanja, në kuadër të Ligës së Kombeve, me një disfatë të thellë 6-0, rezultat që nuk kishte ndodhur më herët me përfaqësuesen e Gjermanisë, e cila shquhet për lojën e saj racionale dhe pragmatiste në rezultat. Gjermanët kanë ndodhur që kanë humbur dh më parë, madje edhe thellë, por jo në këto përmasa, gjë që ka vënë në pikëpyetje aftësinë e grupit për të arritur rezultatet e dëshiruara dhe ka vënë në shënjestër stafin teknik me në krye trajnerin Joakim Lëv. Ky i fundit ka gati 14 vjet që e drejton përfaqësuesen gjermane dhe koha e gjatë në krye të ekipit e ka konsumuar, por edhe pse bëri shumë kohë në krye të ekipit dhe skuadra po pëson humbje të rënda, sërish nuk e merr guximin njeri t’i kërkojë dorëheqjen apo që ta shkarkojë. Federata Gjermane e Futbollit duket e dashuruar me këtë njeri, përderisa i beson vazhdimisht drejtimin e pankinës, edhe atëherë kur “pancerat” pësojnë disfatë të tillë në shifra sikurse humbja e dy ditëve më parë kundër kombëtares spanjolle. Sidoqoftë, pranohet në shtypin gjerman se trajneri Joakim Lëv nuk është në rrezik ta humbë punën dhe do ta udhëheqë kombëtaren në Euro 2020 vitin e ardhshëm, pavarësisht humbjes turpëruese 6:0 kundër Spanjës të martën, sipas drejtorit sportiv të Kombëtares së Gjermanisë Oliver Bierhof. Skuadra e Luis Enrikes i shënoi nga tri gola në secilën pjesë të lojës dhe e mbizotëroi duelin nga fillimi deri në fund, pasi ndeshjen e përfundoi me 70 për qind posedim të topit dhe me 23 goditje në portë krahasuar me dy të Gjermanisë. Kjo ishte humbja më e thellë e Gjermanisë në një ndeshje garuese, pasi ekipi kombëtar gjerman nuk i kishte pësuar gjashtë gola që nga ndeshja e vitit 1958 kundër Francës. Kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Joakim Lëv pas 12 ndeshjeve pa disfatë. Disfata e fundit e Gjermanisë ishte kundër Holandës në shtator të vitit 2019. Lëv e mori drejtimin e Gjermanisë pas Kupës së Botës më 2006 dhe e fitoi Kupën e Botës më 2014, por edhe pësoi një eliminim tronditës nga Botërori i fundit në fazën grupore në Rusi. Por Bierhof këmbëngul se e ardhmja e Lëv është e sigurt, duke thënë se 60-vjeçari do të jetë trajner edhe gjatë Evropianit të verës së ardhshme. “Absolutisht po. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne ende kemi besim në Joakim Lëv, nuk ka dyshim”, tha Bierhof i pyetur nëse Lëv do të jetë trajneri i Gjermanisë në Euro 2020. Një qëndrim i tillë i Bierhof nuk do të thotë se do të ketë tolerime në vazhdimësi, por mund të besohet se trajneri do të vazhdojë i qetë punën deri në fund të eliminatoreve për Botërorin 2022. Në fakt, do të jetë një kohë e gjatë prove për të, pasi, nëse nuk ka reflektim të shpejtë në lojë e në rezultate, ai vetë mund të detyrohet të japë dorëheqjen nga presioni i publikut të gjerë. Kujtojmë që Lëv ka fituar me Gjermaninë Kupën e Botës në vitin 2014, pasi mposhti në finale Argjentinën 1-0.