BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Sport

Çudit Kjelini: Ibrahimoviç është armiku im më i mirë, kur isha i ri refuzova Arsenalin

Çudit Kjelini: Ibrahimoviç është armiku im më i

Serie A ka qenë vazhdimisht kampionati i preferuar për yjet e futbollit, megjithëse vitet e fundit lojtarët më të mirë të planetit kanë zgjedhur kampionatin anglez dhe atë spanjoll, por me tendenca edhe tek dy skuadra jashtë këtyre ligave, sikurse janë Bajerni i Mynihut në Gjermani dhe Paris San Zhermen në Francë. Juventusi, Milani, Interi, Roma, Lacio, Napoli, Fiorentina etj, janë skuadra të nivelit të lartë në Europë dhe në botë, por padyshim që Juventusi është skuadra që bën diferencën e jo rastësisht edhe si “Zonja e Vjetër”. Në gjirin e kësaj skuadre ka profesionistë të vërtetë e midis tyre spikat edhe mbrojtësi Xhorxhio Kjelini, i cili ende nuk është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. Si duket atë e motivon Zlatan Ibrahimoviç, i cili kudo ku ka luajtur ka shkëlqyer dhe ka një raport të veçantë me mbrojtësit kundërshtarë. Midis Ibrës dhe Kjelinit ka përplasje, por ka dhe respekt, pasi ka pasur vite që kanë luajtur edhe bashkë tek “Zonja” italiane. Në fakt, Xhorxhio Kjelini po përjeton një lloj rinie të dytë tek Juventusi. Gjithmonë i vendosur me ndërhyrjet e tij, për të mbuluar problemet e repartit të pasmë, sidomos pas mungesës së De Ligt, i sapo shëruar nga Koronavirusi. Kapiteni i Juventusit dha një intervistë për të përmuajshmen franceze “So Foot”, që e nis me një batutë përulësie edhe ndaj ish-shokut të repartit, Andrea Barzagli. “Për të fituar duelet me sulmuesit, duhet të parashikoni më të keqen. Ky është çmimi i rezervuar për lojtarët “normalë” si unë apo Barzagli. Vëmendje, Andrea ishte një mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk kemi lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme si Sergio Ramos apo Virgil van Dijk”. Kjelini më pas zbulon se i ka thënë “jo” Arsenalit kur ishte adoleshent. “U tregova budalla që e refuzova atë ofertë. Isha 16 vjeç, luaja në Serinë C, kam marrë një ofertë të madhe për thuajse 200 milionë lireta në sezon. Nuk isha gati. Po ta pranojë, do të ndihesha sikur po e tradhtoja Livornon”. 36-vjeçari ka edhe më për të treguar, kur bëhet fjalë për refuzimin e një ofertë të rëndësishme, gjithmonë në moshë të re. “Një vit ata më thirrën më 31 janar, në orën 6 pasdite për të më thënë: “Duhet të firmosësh për Interin”. Unë refuzova. Isha në vit të katër në lice, nuk doja të shkoja askund”, nënvizoi ai. Vlerësim dhe respekt për Zlatan Ibrahimoviçin, por asnjëherë frikë përballë “armikut më të mirë” në karrierë. “E respektoj shumë Zlatanin, ne e respektojmë njëri-tjetrin. Ne ishim shokë, në sezonin tim të parë tek Juvja. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap pas në përballjen më të. Ai kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike. U bë “armiku absolut”, kur ai u transferua tek Interi, më pas një “kundërshtar” i thjeshtë kur veshi fanellën e Milanin apo me ekipin kombëtar. “Armiku më i mirë” në karrierën time është pa dyshim Ibrahimoviç”, theksoi në fund Kjelini, një prej mbrojtësve më të mirë në botë. Kohët e fundit për të është folur se mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.