Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

UEFA bën ndryshimin drastik, këto janë 9 rregullat e reja të Champions League

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Champions League.

Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me lojtarët zëvendësues në stol, më topin e diskutueshëm në fushë, sulmuesit që nuk lejohen në murrin mbrojtës si dhe interpretimi të prekjeve të topit me dorë.

Këto janë 9 janë rregullat e reja që janë rishikuar nga UEFA:

1. Lojtarët sulmues nuk mund të futen më mes murit mbrojtës të kundërshtarit të përbërë nga tre apo më shumë futbollistë gjatë ekzekutimit të goditjeve të dënimit. Lojtari kundërshtar duhet të qëndrojë të paktën një metër larg barrikadës ose do të shkaktojë indirekt një goditje të lirë për kundërshtarin.

2. Goditjet e lira brenda zonës tënde mund të rinisin pa qenë nevoja që të largohen lojtarët e skuadrës nga zona, ndërkohë që futbollistë e ekipit kundërshtar nuk lejohen të jenë brenda zonës derisa topi të jetë rivënë në lojë.

3. Topat e diskutueshëm tani mund t’i jepen direkt portierit nëse loja është ndalur brenda zone. Jashtë zone, topi do të hidhet për skuadrën që e ka prekur për herë të fundit dhe të gjithë lojtarët kundërshtarë duhet të jenë 4 metra larg.

4. Nëse një lojtar sulmues përdor dorën apo krahun për të shënuar apo krijuar një rast shënimi goli, qoftë edhe aksidentalisht, ajo do të konsiderohet shkelje dhe goli do të anulohet. Çdo incident me topin që prek krahun mbi lartësinë e shpatullës do të konsiderohet faull, me përjashtim të rasteve kur lojtari e shkelmon ose godet me kokë kundër njëri-tjetrit. Prekje e topit me dorë do të konsiderohet kur çdo lojtar e shton rrezen e trupit të tij në mënyrë jonatyrale, duke ngritur krahët. Ky quhet interpretim “siluetë natyrale”.

5. Gjatë ekzekutimit të një penalltie, portieri duhet të ketë vetëm një këmbë në vijë fatale gjatë ekzekutimit. Portierët nuk do të lejohen të prekin shtyllën, traversën apo rrjetën përpara se të goditet topi.

6. Një lojtar i zëvendësuar DUHET të largohet nga fusha në pikën më të afërt dhe jo vetëm në mesfushë si më parë. Kjo bëhet për të kursyer kohë.

7. Trajnerëve dhe stafit mund t’u jepet karton i kuq dhe i verdhë në të gjitha nivelet për sjellje të pahijshme. Në Angli është aplikuar këtë sezon në EFL, por jo në Premier Ligë.

8. Skuadra që do të fitojë monedhën do të ketë mundësi të zgjedhë shkelmimin e topit ose portë e preferuar.

9. Tani do të lejohen 12 lojtarë në stol dhe një rregull i tillë do të hyjë në fuqi që këtë sezon, në finalen e Liverpulit me Totenhemin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 17:56

Sot në orën 16:55 Interi e pret në “San Siro” Slavia Pragan në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së grupeve të Champions Leagues.

Postuar: 17/09/2019 - 17:40

Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, Real Madrid ka ndryshuar objektiv, por jo qytet dhe

Postuar: 17/09/2019 - 17:01

Stërvitja e fundit e Juventusit para nisjes në Spanjë ka kaluar me të qeshura të mëdha.

Postuar: 17/09/2019 - 16:28

Cristiano Ronaldo nuk ka më dyshime, do të shkoj në altar me Georgina Rodriguez, partneren e tij

Postuar: 17/09/2019 - 15:32

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipëris

Postuar: 17/09/2019 - 13:53

Champions League kthehet sonte në mbrëmje për fazën e parë të ndeshjeve në grupe.

Postuar: 17/09/2019 - 07:23

Mançester Siti nuk e ka vrullin e një sezoni më parë, as sharmin e performancës së vjetshme, ku n