BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

UEFA cakton vendet ku do të luhet Euro-2024, përzgjidhen 10 qytete gjermane

UEFA cakton vendet ku do të luhet Euro-2024, përzgjidhen 10 qytete

Europa gjithnjë e më shumë po bëhet më e vogël në aspektin e futbollit, pasi ky sport i ka shkrirë kufijtë dhe tashmë aktivitetet për klube por edhe për ekipet nacionale, po zhvillohen sipas një kalendari me frymë spektakli, por në thelb dominon një sport për biznes më të fuqishëm, sepse zgjidhen stadiumet më të mëdha e vendet që kanë audiencë më të madhe për të trajtuar kompeticionet madhore. Dhe në këto raste Gjermania merr vlerësime më shumë se të tjerët, jo vetëm si vendi më i madh në Europën perëndimore të zhvilluar, por edhe vendi me një rritje të ndjeshme të futbollit, me shumë stadium e shumë qytete të mëdha dhe ajo që është kryesorja, Gjermania ka më shumë para dhe është lokomotivë financiare edhe në futbollin europian. Ndërkohë, dje, gjatë mbledhjes në Vjenë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi kalendarin e UEFA EURO 2024, që do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024. Ndeshja hapëse do të luhet në “Fussball Arena” të Mynihut, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit. Për herë të parë, qëndrueshmëria është përfshirë si kriter në rregullat e turneut. Si rezultat, qytetet u ndanë në tre grupime: “Veri/Verilindore” (Berlin, Hamburg, Leipzig), “Perëndim” (Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Këln) dhe “Jug” (Frankfurt, Mynih, Shtutgart). Ndeshjet e secilit grup do të luhen në vetëm dy grupime qytetesh, për të ulur distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët. Komiteti miratoi gjithashtu rregullat e plota të turneut, të cilat do të publikohen në UEFA.com më 16 maj. Ndër të tjera, vendimet më të rëndësishme ishin pikërisht ato që u morën për ndeshjet dhe qytetet ku do të zhvillohet Europiani i ardhshëm. Kështu, më poshtë jepen disa prej vendimeve më të rëndësishme. -Finalja e Conference League në vitin 2023 do të luhet në “Eden Arena” të Pragës më 7 qershor të vitit 2023. -Lisbona u zgjodh të presë Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s më 5 prill 2023. -Seti i parë i rregulloreve plotësisht të pavarura të licencimit të UEFA-s për Ligën e Kampionëve të UEFA-s për femra janë miratuar. -Rregulloret synojnë të promovojnë pjesëmarrjen, të kontribuojnë në rritjen dhe suksesin e vazhdueshëm të futbollit të grave dhe të mbrojnë integritetin dhe mbarëvajtjen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra. -Takimi i radhës i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet në Hvar (Kroaci) më 20 shtator 2022.