BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Sport

UEFA e paqartë, të martën merret vendimi për Champions dhe Europa League

UEFA e paqartë, të martën merret vendimi për Champions dhe

Futbolli europian është futur në karantinë në shumë vende, teksa aktivitete të ndryshme janë ndërprerë e madhe shumë skuadra janë vetizoluar, ndërsa qeveria europiane e futbollit (UEFA) ende nuk ka një vendim të prerë për të ndërprerë ose jo aktivitetet e saj madhore sikurse janë Champions dhe Europa League. Në fakt, referuar edhe medieve sportive europiane, UEFA ka shpërndarë një komunikatë në të cilën lajmëron se nuk do të pezullojë Champions Ligë dhe Europa Ligë dhe se do të shtyjë çdo vendim të tillë deri më 17 mars kur UEFA do të takojë përfaqësuesit e Federatave për të diskutuar emergjencën e krijuar dhe për të gjetur zgjidhjet. Në diskutim do të jetë edhe EURO 2020. Kjo lexohet për më shumë në komunikatën për shtyp: “Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme në përhapjen e COVID-19 në Evropë dhe të analizave të shumta të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësuesit e 55 Federatave anëtare të saj, së bashku me këshillin administrativ të Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe të Europa Ligë dhe një përfaqësues të FIFPro për të marrë pjesë në mbledhjet me videokonferencë të martën e 17 marsit për të diskutuar për përgjigjen e futbollit evropian ndaj shpërthimit”. Italianët përshëndesin vendimin e UEFA-s, një vendim që duket se u shkon për shtat klubeve italiane të futbollit, të cilat janë prekur ditët e fundit me anëtarë të tyre nga virusi i tmerrshëm kinez. Dhe në fakt situatën e përshkruan më bukur gazeta e njohur spanjolle, “Marka”, e cila ka radhitur faktet që ndikuan në vendimmarrjen e UEFA-s. Pas lajmit të djeshëm të pozitivitetit me Koronavirus të mbrojtësit të Juves, Rugani, dhe futjes në karantinë të skuadrës bardhezi dhe të Interit, sot ka ardhur ai i ndalimit të Real Madrid, i detyruar të izolohet pasi një lojtar i basketbollit ishte i infektuar. Prandaj UEFA nuk ka zgjidhje tjetër, përveç marrjes së këtij vendimi. Pritet në fakt konfirmimi zyrtar i një lajmi që duket tashmë i gjithi i pashmangshëm përtej rezistencës absurde të organit administrativ të futbollit evropian. Ndërkohë dy ndeshje konfirmohen të shtyra, dhe të dyja në Champions League, konkretisht Juventus-Lion dhe Mançester Siti-Real Madrid, të programuara për t’u luajtur javën e ardhshme. Arsyeja, sikurse kuptohet, është pandemia e Koronavirusit. Ditën e sotme, një basketbollist i Realit të Madridit ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës e për rrjedhojë, si masë paraprake, është futur në karantinë edhe skuadra e futbollit. Në pritje të vendimit të UEFA-s për t’i pezulluar kompeticionet e saj (do të merret të martën), Mançester Siti nuk ka hezituar dhe e ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit me Real Madridin. Një tjetër ndeshje e anuluar është miqësorja mes Holandës dhe Spanjës, që do të zhvillohej me 29 mars në “Johan Cruiyff Arena” të Amsterdamit. Ishte vetë Federata Spanjolle e Futbollit që njoftoi anulimin e këtij takimi nëpërmjet rrjeteve sociale.