Sport

UEFA e përjashton nga Liga e Kampionëve për dy vite, reagon për herë të parë Mançester Siti

UEFA e përjashton nga Liga e Kampionëve për dy vite, reagon

Mançester Siti është përjashtuar nga Liga e Kampionëve, për shkak se kishte fryrë qëllimisht të ardhurat e sponsorizimit. Ky dënim do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone. Gjithashtu do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Një vendim i ashpër që ka tronditur klubin anglez dhe gjithë opinionin sportiv.

Në deklaratën zyrtare ata kanë treguar për hapat që do të marri pas vendimit të fundit të UEFA-s. Ata kanë bërë të  ditur se klubi do të apelojë vendimin në shkallën e parë të CAS-it.