Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

UEFA hap zyrtarisht hetimin për Ronaldon

Postuar: 18/03/2019 - 13:04

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim për Cristiano Ronaldon për gjestin që bëri pas ndeshjes me Atletico Madrid, duke iu përgjigjur trajnerit të spanjollëve Diego Simeone.
 
“Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, është hapur një procedim disiplinor për sjellje të pahijshme ndaj lojtarit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së çerekfinaleve të Champions League, mes Juventusit dhe Atletico Madrid. Çështja do të diskutohet më 21 mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
 
Diego Siemone bëri një gjest të ngjashëm pas ndeshjes së parë, kur Atletico fitoi 2-0 ndaj Juventusit, për të cilin u dënua me 20 mijë euro gjobë.
 
Dënimi i Ronaldos mund të variojë nga gjoba deri në skualifikim për disa ndeshje. Gjithsesi, zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved ishte i qetë, kur tha se kanë besim se UEFA nuk do ta skualifikojë për një gjest të bërë pas përmbysjes së rezultatit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:25

Një fenomen i rrezikshëm ka ndodhur gjatë Interi-Atalanta në stadiumin “San Siro”.

Postuar: 20/04/2019 - 08:11

Liverpuli e Totenhemi ndodhen në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, kurse Çelsi dhe

Postuar: 20/04/2019 - 07:47

Edoardo Reja u prezantua pak ditë më parë në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke premtuar t

Postuar: 20/04/2019 - 07:44

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve për të dhënë mendimet e tij rreteh

Postuar: 19/04/2019 - 19:50

Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze p

Postuar: 19/04/2019 - 11:29

Jo më larg se para disa ditësh është zyrtarizuar trajneri i ri i Kombëtares,Edoardo Reja.