BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Sport

UEFA kundër Superligës europiane, Ceferin: Champions formati më i mirë

UEFA kundër Superligës europiane, Ceferin: Champions formati më i

Në një dorëheqjeje të papritur të martën mbrëma, Jozef Maria Bartomeu deklaroi se një nga veprimet e tij të fundit si shefi i ekipit katalanas kishte qenë të pranonte një propozim që Barcelona të luajë në “një Superligë të ardhshme Evropiane”, e cila “do të garantonte stabilitetin financiar të klubit”, kanë bë të ditur mediat e huaja. Ideja e një kampionati paneuropian me 16 skuadra ishte shfaqur që në vitin 2018. Ideja u rrëzua nga shefi evropian i futbollit, Aleksander Ceferin, menjëherë në muajin shkurt të vitit 2019. Ceferin u zotua se përderisa ai dhe Andrea Anjelli, president i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), të jenë në pozita, “nuk do të ketë Superligë. Ky nuk është një premtim. Është një fakt”. Duke iu përgjigjur deklaratave të Bartomeut që pranoi për herë të parë ekzistencën e projektit për Superligës së Evropës, kreu i UEFA-s, Ceferin reagoi fuqishëm. Sipas tij, UEFA është kategorikisht kundër një Superlige të Evropës. Çdo Superligë që përfshin vetëm klubet më të pasura të Evropës do të ishte në konflikt të drejtpërdrejtë me Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të drejtuar nga UEFA, gara të hapura për çdo ekip bazuar në performancat e tyre në liga nacionale. “Parimet e solidaritetit, promovimit, rënies dhe ligave të hapura janë të panegociueshme”, tha Çeferin. “Kjo është ajo që qëndron prapa futbollit evropian dhe e bën Ligën e Kampionëve garën më të mirë sportive në botë”. Çeferin insistoi se organi drejtues i futbollit evropian nuk pranon të “shkatërrojë” xhevahirin e vet – Ligën e Kampionëve - duke theksuar se “një Superligë me 10, 12 apo edhe 24 klube do të bëhet pashmangshmërisht e mërzitshme”. Në fakt, burime bëjnë të ditura se “Superliga e Evropës” do të përbëhet prej 18 skuadrave dhe do të përkrahet me gjashtë miliardë euro nga bankat më të mëdha. Sipas projektit të kësaj lige, ndeshjet e rregullta midis Juventusit e Barcelonës apo Paris San Zhermainit e Mançester Junajtid dhe Real Madridit e Bajernit të Mynihut, do të jenë shumë tërheqëse për publikun. Ata që janë kundër idesë këmbëngulin se ajo do të bëhet e mërzitshme. Klubet që zakonisht fitojnë titullin e kampionit në ligat vendore dhe më pas do të takohen në fazat e mëvonshme të Ligës së Kampionëve, mund të përfundojnë të lodhura në mesin e tabelës së Superligës të Evropës. Megjithatë, kundër idesë për Superligën e Evropës ka dalë edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Ai mohoi mbështetjen e tij të supozuar të një “Super League”, duke insistuar se më shumë është i interesuar për Botërorin e klubeve sesa Superligën e Evropës. “Ajo që më tërheq nuk është Bajerni kundër Liverpulit, por Bajerni kundër Boca Juniorsit në Buenos Aires. Pra, ideja është që klubet e Evropës të luajnë jashtë kontinentit dhe të kenë një dimension global”, është shprehur Infantino. Ekziston gjithashtu mundësia që jo të gjitha klubet kryesore do të dëshironin domosdoshmërisht të përfshiheshin në Superligën e Evropës. “Për më shumë se një dekadë kemi dëgjuar spekulime rreth Superligës. Sidoqoftë, funksioni kryesor i botës së futbollit është zhvillimi i garave ekzistuese ndërkombëtare”, ka thënë kreu i Milanit, Ivan Gazidis.