BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

 UEFA merr vendimin drastik ndaj Rusisë, e përjashton nga fushata kualifikuese e ‘Euro 2024’

 UEFA merr vendimin drastik ndaj Rusisë, e përjashton nga fushata

Rusia nuk do të marrë pjesë në Evropian 2024. UEFA ka komunikuar me një shënim të gjatë në kanalet e saj zyrtare se nuk do ta përfshijë kombëtaren ruse në shortin për grupet kualifikuese të kompeticionit në fjalë, që do të mbahet në Frankfurt më 9 tetor.

Në realitet, ky lajm ishte paralajmëruar nga Andri Pavelko, president i Federatës së Ukrainës dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA -s, përmes një postimi në mediat sociale: "Rusët nuk kanë asgjë për të përgatitur. Siç kërkohet, Rusia nuk do të jetë më 9 tetor në Frankfurt. Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet pa një vend agresor".

Sipas gjasave, sportistët rusë dhe bjellorusë mund të mos lejohen të garojnë as në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Do të duhet të merret një vendim për atë që ndodh me secilin prej këtyre dy vendeve dhe supozimi im është se ato nuk duhet të kualifikohen në Olimpiadë, – tha për mediat britanike ish-zëvendëspresidenti i IOC, Reedie.

–  Sportistët e këtyre dy shteteve nuk mund të garojnë momentalisht në aktivitete ndërkombëtare, ndaj do të humbasin eventet kualifikuese për Parisin si rezultat i masave që ka marrë IOC. Është mjaft e vështirë të ndryshohen rregullat në gjysmën e rrugës dhe t’iu themi atyre që janë kualifikuar se gjërat do të ndryshojnë”.

Nga sportet në programin olimpik, vetëm çiklizmi, tenisi dhe xhudo i kanë lejuar rusët dhe bjellorusët të vazhdojnë të konkurrojnë si neutralë, por Reedie tha se dyshonte se edhe atletët nga ato sporte do të lejoheshin të merrnin pjesë në garat kualifikuese për Olimpiadën. Federatat kanë një udhëzim për të cilin kanë rënë dakord se nuk do të ftojnë rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë në evente ndërkombëtare.