BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

Golat që kanë shënuar lojtarët e Kombëtares në eliminatoret e Europianit në grupin E, janë padyshim nga më të bukurit e regjistruar në këtë fazë eliminatore të kompeticionit të UEFA-s. Janë gola të shënuar me stil të lartë teknik dhe një ekzekutim mbresëlënës nga lojtarët, duke tërhequr edhe vëmendjen e medieve të huaja e të vetë UEFA-s që i ka reklamuar realizimet e lojtarëve tanë. Të shkëlqyer janë golat e Jasir Asanit, njëri më i bukur se tjetri, sidomos golat që vinin nga këmba e majtë e tij në një pozicion diagonal, duke lënë të shtangur portierit kundërshtarë, përfshi dhe titullarin e Juventusit Sheznin që është portier i përfaqësueses së Polonisë. Jo më pak i bukur ka qenë goli i Kristjan Asllanit shënuar në duelin e parë ndaj Ishujve Faroe, apo goli spektakolar i shënuar nga larg i Nedim Bajramit në barazimin 1-1 ndaj Çekisë, në transfertë. Kjo tregon se përfaqësuesja këtë herë ishte mirë në kontrollin e topit, në lojë, në raste, në pasime, në rezultate, por edhe me gola të bukur që u futën në konkurrimin që hapi UEFA për golin më të bukur të eliminatoreve të Euro-2024.

Vlerësimi

Pikërisht ditën e djeshme, UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium. Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për perlën kundër Polonisë në “Air Albania”. Ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe. Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Në tabelën bashkëmbjitur artikullit, ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat. Nuk duhet të harrojmë se Kombëtares në këtë fazë eliminatore i ndihmuan edhe golat e Taulant Seferit, që shënoi ndaj përfaqësueses së Çekisë në Tiranë, apo dhe golat e Cikalleshit e ndonjë tjetri, sikurse ishte goli i Dakut ndaj Polonisë në Tiranë.

 Të gjithë gola të bukur që përmbushën më së miri të gjithë panoramën e shkëlqimit të Kombëtares në këto eliminatore, me kualifikimin e saj të merituar dhe natyrisht rekordin që shënoi si vend i parë në grup, që ishte një ngjarje historike për futbollin shqiptar. Vitin tjetër, në Europian por ndoshta dhe në miqësoret e shumta që do të zhvillojë skuadra në kuadër të përgatitjeve për Europianin, pritet të kthehet me përfaqësuesen edhe Armando Broja, i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por lojtari ka qenë i dëmtuar dhe për këtë shkak nuk ka mundur këtë edicion të japë kontributin e tij. Broja mendohet se do ta ketë kaluar përfundimisht fazën e rikuperimit, do të ketë fituar minutat e duhura me Çelsin dhe padyshim që mund të jetë një dorë e fortë në sulmin e Kombëtares në Europian.

 

Vlerësimi për dhjetë golat më të bukur

  Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

  Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

  Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

  Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

  Junus Akgun | Turqi-Letoni

  Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

  Kylian Mbape | Francë-Gjibraltar

  Sandro Volfinger | Bosnje-Lihtenshtejn

  Leandro-Trosard | Belgjikë-Estoni

  Bukajo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut

 

Muçi i kënaqur me golin dhe paraqitjen në Conference League

Lojtarët e Kombëtares që luajnë me skuadrat e tyre në kompeticionet e UEFA-s po bëjnë paraqitje të nivelit të lartë. Kështu, Errnest Muçi ishte realizator i golit të vetëm për Legian e Varshavës të enjten mbrëma kundër Aston Vilës. Skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Konferencës, por Muçi shënoi supergol në minutën e 20-të. Ai e barazoi rezultatin në 1:1. Për 22-vjeçarin ishte goli i nëntë i edicionit aktual, në 28 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe dy asistime. “Luajtëm kundër një skuadre të fortë të Premier League. Mund të jemi krenar me veten, sepse qëndruam si rival të denjë deri në fund. Megjithatë, duhej të ishim më të vëmendshëm në ndërprerje. Jam krenar për ekipin. Katër ditë më herët luajtëm në ‘Ekstraklasa’, dhe tani treguam paraqitje të madhe në Evropë. Premier League është e shpejtë dhe intensiteti është krejtësisht ndryshe. Vendimi për të gjuajtur drejt portës ishte i menjëhershëm. Jam krenar që shënova gol. Tani duhet të shikojmë për ndeshjen e radhës. Gjuajtjet nga distanca janë diçka që kam bërë qëkur isha fëmijë. Megjithatë, e di se mund të zhvillohem edhe më shumë në këtë aspekt”, ka thënë Muçi pas ndeshjes.