BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

UEFA u jep drejtim Champions dhe Europa League, finalja do të luhet më 23 gusht në Lisbonë

UEFA u jep drejtim Champions dhe Europa League, finalja do të luhet më

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi dje për formatin që do të aplikohet për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020 të Champions dhe Europa League. Kështu, është miratuar formati i publikuar edhe më herët nga mediat europiane, pra i një “Final 8”, me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen, që do të luhen me ndeshje teke, të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ku ofrohen dy stadiume një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri. Data e finales është përcaktuar që të jetë 23 gushti, ndërsa detajet e tjera të sfidave pritet të zbulohen gjatë një konference për shtyp pasditen e sotme, por gjasat janë që gjithçka të fillojë rreth datës 7 gusht me ndeshjet e prapambetura të fazës së 1/8-ave. Edhe sa i përket Europa Leagues, është vendosur që “Final 8” të zhvillohet në gjermani, në 4 qytete të ndryshme, pranë njëri-tjetrit, ndërsa përballjet Inter-Getafe dhe Roma-Sevilja do të zhvillohen gjithashtu me ndeshje teke në fushë asnjanëse. Kjo ishte situata e përgjithshme mbi vendimin e marrë. Por si do të funksionojë normalisht aktiviteti dhe cilat janë rregullat e vendosura për mbylljen e Champions dhe Europa League të këtij edicioni. Por edhe rregulla të tjera.

-Kampionati Evropian do të zhvillohet në të njëjtat 12 stadiume që ishte planifikuar fillimisht.

-Më 8 tetor do të zhvillohen ndeshjet e para të “play-off”- s, më 12 nëntor të dytat.

Champions League: – Gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen me format të “Final Eight” nga 12 gushti në Lisbonë.

– S’do të ketë ndeshje kthyese për çerekfinale apo gjysmëfinale.

– Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales mund të luhen edhe në stadiumet vendore ose në Lisbonë, s’është vendosur ende.

– Finalja do të zhvillohet më 23 gusht.

– Në Stamboll, ku ishte planifikuar të zhvillohet finalja e sezonit aktual, do të zhvillohet finalja e sezonit të ardhshëm. Çdo vendit nikoqir i është shtyrë data e organizimit të finales për një vit.

 – A do të zhvillohen ndeshjet me apo pa tifozë, kjo do të vendoset në korrik, në varësi nga situata me Covid-19.

– Ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa të garave të tjera me nga vetëm një ndeshje.

Europa League: - Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohet në formatin e “Final Eight” në katër qytete të Gjermanisë.

– Ndeshjet do të zhvillohet nga 10 deri më 21 gusht.- Fituesi do të përcaktohet nga një ndeshje, s’do të ketë ndeshje kthyese.