BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Sport

UEFA vendos përfundimisht për Champions League dhe Europa League, ja ku do luhen supersfidat

UEFA vendos përfundimisht për Champions League dhe Europa League, ja

Televizioni britanik “Sky Sport” ka mësuar vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për Champions League dhe Europa League.

Sipas gjigantit mediatik sportiv, sezoni aktual në Ligën e Kampioneve do të vazhdojë me fazën finale të “tetë ekipeve”, takimet e të cilëve do të zhvillohen të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

Po me këtë format do të luhet dhe Liga e Europës dhe ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani.

Finalja e Superkupës së Europës për këtë sezon do të luhet në Budapest të Hungarisë.

Megjithatë, vetë UEFA do të publikojë vendimet zyrtare pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që do të zgjasë dy ditë.