
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Shtator 2023

UEFA ka publikuar raportin e saj pas qyrues të kampionateve europiane për vitin 2023 (janë përpunuar të dhënat e sezonit të shkuar 2022-’23) dhe në një hulumtim të detajuar të statistikave që nga merkatoja, përbërja e skuadrave dhe trajnerët, ka nxjerrë në pah shifra interesante për Kategorinë Superiore.
Sezonin e shkuar, direktivat që iu dhanë arbitrave për të shmangur humbjet e kohës, duke akorduar kohë shtesë më të gjatë i dhanë frytet e tyre, me ndeshjet e Kategorisë Superiore, të cilat zgjatën mesatarisht mes 100-101 minutave, e cila në 54 kampionatet europiane kapërcehet vetëm nga Superliga turke (101.9 minuta).
Nga vëzhgimi i UEFA-s, 2/ 3-at e klubeve europiane ndryshuan trajnerin e tyre. Në Kategorinë Superiore u larguan/ shkarkuan 21 trajnerë, mesatarisht 2.1 për çdo klub, duke pësuar një rritje 10% nga sezoni i shkuar. Koha mesatare e një trajneri shqiptar në krye të një klubi ishte 6 muaj. 88% e këtyre trajnerëve ishin shqiptarë.
Kampionatet europiane operojnë me 11 formate të ndryshme: 61% e tyre kanë formatin klasik linear, ndërsa Shqipëria e ka unik formatin e saj me 4 faza dhe një “Final 4”.
Sezonin e shkuar në Kategorinë Superiore u shënuan mesatarisht mbi 2.2 gola për ndeshje me 58% të tyre të shënuar në pjesën e dytë. 40% e ndeshjeve u fituan nga ekipet pritëse, ndërsa në gati 10% të ndeshjeve u fituan me të paktën 3 gola diferencë.
34% e lojtarëve të aktivizuar ishin të huaj (vendi i 34-t në Europë), ndërsa një dorë iu dha edhe talenteve me 38% të të aktivizuarve që ishin lojtarë nën moshën 23 vjeç.
Fitimet neto të kampionatit i kaluan 1 milion eurot nga merkatoja, ndërsa çdo lojtar i transferuar kushtoi mesatarisht 3.800 euro.
Më të lexuarat


Miqësorja me Zvicrën testi i duhur, por Silvinjos i intereson më shumë forma e lojtarëve

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

“Shpresoj që Shqipëria do te jetë befasia e madhe e këtij grupi”, De Biasi: Për fitore ndikon faktori...

Protesta dhe postimi në rrjetin social, Haland mund të marrë dêminim e ashpër

Çfarë ndodhi? Ish-i dashuri i modeles shqiptare largohet nga 'Demat e kuq'

Mbappe rinovon kontratën me PSG? Ja si qëndron e vërteta

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

Tensionet në derbin e kryeqytetit, arrestohen 4 tifozë, 3 të proceduar

Totenhemi ndal marshimin e Sitit brenda në “Etihad”, fitojnë edhe Çelsi e Liverpuli

Tirana e Partizani “djegin” stadiumin “Air Albania” në derbin e madh, por barazimi u jep nga një pikë
