BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Sport

UEFA zbulon kandidatin për “Lojtari i Vitit”, pas 1 dekade Mesi dhe Ronaldo jashtë listës

UEFA zbulon kandidatin për “Lojtari i Vitit”, pas 1 dekade Mesi

Argjentinasi dhe portugezi nuk seleksionohen tek më të mirët. Pas një dekade merr fund dominimi i tyre në kontinent. Mbape e Levandovski rivalët e rinj

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi për herë të parë pas më shumë se një dekade, nuk përfshihen në listën e kandidatëve për më të mirin e kontinentit. Duhet thënë se një vit më parë Mesi fitoi “Topin e Artë” nr.6 në karrierë, ndërsa më herët, dy vite më parë, Ronaldo kishte fituar topin e artë nr.5 në karrierën e tij. ishin në kulmin e tyre, por krejt papritur këtë vit, asnjëri nuk fitoi trofe të rëndësishëm, madje Mesi me Barcelonën s’fitoi asgjë, edhe pse ishte kryegolashënues i Spanjës. Ronaldo fitoi titull me Juventusin, por s’fitoi asgjë individualisht. Prandaj kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për çmimin e vitit të UEFA-s. Kështu, pranohet që Më 1 tetor UEFA do të hedhë shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në zyrat e saj në Nion, por gjithashtu do të shpërndajë edhe çmimet e futbollisteve, futbollistëve dhe trajnerëve më të mirë të sezonit që lamë pas. Këto çmime individuale marrin një rëndësi të madhe këtë vit, pasi nuk do të akordohet as çmimi prestigjioz “Topi i Artë”, duke qenë se francezët e “France Football’ e anuluan për shkak të koronavirusit. Kështu për herë të parë pas 10 vitesh, dy yjet e futbollit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi nuk do të jenë pretendentë për këtë trofe, ndërsa emrat favoritë për ta fituar janë Manuel Nojer, Kevin De Bryjne dhe Robert Levandovski, të cilët do të jenë edhe në podium. Menjëherë pas tyre renditen Mesi e Nejmar me nga 53 vota, Thomas Muller me 41 vota, Kilian Mbape dhe 39 vota, Thiago Alkantara me 27 vota e Joshua Kimiç me 26 vota, ndërsa 10-shja e parë kompletohet nga Kristiano Ronaldo me vetëm 23 vota. Pretendentët për trajnerin e vitit janë tre teknikët gjermanë, Hansi Flik i Bajernit, Jurgen Klop i Liverpulit dhe Julian Nagelsman i Leipzig, ndërsa këtë vit do të akordohet edhe çmimi për futbollistin e sezonit të Europa League, ku pretendentë janë Lukaku, Banega dhe Navas. Në listën e mëposhtme jepen të gjithë emrat e propozuar sipas kategorive përkatëse, ku duket qartë se Mesi dhe Ronaldo nuk janë gjëkundi. Radha tani është e më të rinjve.