Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

UEFA zbulon më të mirët, për Shqipërinë “ylli” i skuadrës është Ismajlaj

Postuar: 17/10/2019 - 07:24

Shqipëria bëri dy ndeshje spektakolare në këtë raund të eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Europian, ku u përball me Turqinë dhe me Moldavinë. Edhe pse humbi ndaj turqve 1-0, e ndërsa fitoi ndaj moldavëve 4-0, kuqezinjtë treguan karakter të fortë, cilësi loje, ofensive mbresëlënëse dhe natyrisht një disiplinim taktik që i bëri dy duelet e përfaqësueses në këtë fazë të jenë nga më të bukurat dhe më cilësoret e luajtura ndër vite. Sidomos dueli me Turqinë ishte i një rivaliteti shumë të lartë dhe i një niveli maksimal. Kuqezinjtë e dominuan ndeshjen dhe e meritonin fitoren, por fati i ndëshkoi në fund me një gol aksidental të turqve, që u hoqi fitoren nga duart. Më e pakta duhej një barazim, por sidoqoftë, edhe pse në humbje, Shqipëria mori përgëzime për lojën e saj shembullore në këtë ndeshje, për arritjen e padiskutueshme në interpretimin tekniko-taktik të lojës dhe në veçanti mori lëvdata trajneri Edi Reja që tani ka krijuar një skuadër solide, e aftë të përballojë çfarëdo kundërshtari europian, qofshin këta dhe të nivelit të lartë. Ndërkohë, UEFA zbardhi dje listën e më të mirëve sipas skuadrave pjesëmarrëse në eliminatoret e Euro-2020.

Analiza dhe përzgjedhja e UEFA-s

Kuqezinjtë shkëlqejnë dhe meritojnë lëvdata. Edhe mediat e ndryshme sportive europiane u kanë vënë notë të lartë lojtarëve tanë, por më së shumti merr vlerë vlerësimi i UEFA-s, që ka përzgjedhur çuditërisht një qendërmbrojtës, madje atë që kuotohej më pak, Ardijan Ismajlin. Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur ndeshjet kualifikuese të muajit tetor me një humbje ndaj Turqisë, e cila ende djeg për mënyrën si erdhi, ndërsa në takimin pasardhës, kuqezinjtë rikuperuan duke marrë një sukses në transfertë me rezultatin 0-4 përballë Moldavisë. Ndërkohë, në faqen zyrtare të UEFA-s, gjendet edhe renditja e lojtarëve shqiptarë, teksa ai që pozicionohet më lart është mbrojtësi Ardian Ismajli. Futbollisti i cili aktivizohet me Hajdukun e Splitit mban vendin e 153-të, duke grumbulluar një total pikësh prej 631. Sakaq, pas tij vjen sërish një mbrojtës. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin. Lojtari i Atalantës në Serinë A ka koleksionuar 502 pikë dhe renditet në vendin e 247-të. Shkalla e fundit e podiumit është për Keidi Baren. Mesfushori zhvilloi ndeshjen e katërt si titullar i Kombëtares, ndërsa UEFA e ka renditur në vendin e 296 me 446 pikë. Pas tij vijnë me radhë, Veseli, Memushaj, Xhaka, Cikalleshi etj.

Pritshmëritë e kuqezinjve

Mbeten edhe dy ndeshje deri në fund dhe Shqipëria shpreson ta mbyllë në vend të tretë, duke rivalizuar me Islandën e cila e ka aktualisht këtë pozicion dhe ka tri pikë më shumë se tanët (15-12). Islandezët duelojnë me turqit dhe moldavët në të dy rastet në transfertë, kurse Shqipëria i luan të dy ndeshjet e saj brenda fushës, teksa pret fillimisht Andorrën, e më pas Francën, në duelin përmbyllës të eliminatoreve të Euro-2020, një ndeshje që pritet të luhet në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, “Arena Kombëtare”, e cila me këtë rast edhe do të inaugurohet me një duel ndërkombëtar serioz dhe ndaj një kundërshtari që është kampionia në fuqi e botës. Dy fitore do ta çojnë skuadrën tonë në kuotën e 18 pikëve dhe nëse barazojmë me pikë islandezët dalim para tyre në renditje falë du3elit direkt të fituar në Elbasan dhe golavarazhit më të mirë. Gjithsesi, duhet të pranojmë se ndeshja me Francën është shumë e vështirë dhe dihen vlerat teknike e taktike të kampionëve në fuqi të botës. Skuadra e trajnerit Didier Deshamps ka shumë cilësi dhe kjo nuk vihet në diskutim. Franca e këtij edicioni është shumë më e fortë sesa ajo e Kampionatit Europian të vitit 2016. Gjithsesi, kuqezinjtë do të përpiqen të marrin maksimumin nga kjo përballje dhe ta mbyllin me dinjitet grupin H eliminator, për të menduar së bashku me trajnerin Reja për sfidat e edicioneve të ardhshme, siç janë kualifikueset e Kupës së Botës Katar-2022.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:56

Bota e futbollit italian është tronditur nga një skandal seksual. I prekur është futbolli italian, ku portieri i Reggiana, Matteo Voltolini, është bërë protagonist i një vide seksuale.

Postuar: 21/11/2019 - 14:26

Pas Edi Reja, rinovimi i kontratës me trajnerin e kombëtares konfirmohet edhe nga Federata Shqipt

Postuar: 21/11/2019 - 11:52

Prestigjiozja italiane i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së inaugurimit të stadiumit

Postuar: 21/11/2019 - 10:34

Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-ës por ti dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku ital

Postuar: 21/11/2019 - 07:24

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi i Totenhemit,

Postuar: 21/11/2019 - 07:23

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e d

Postuar: 21/11/2019 - 07:21

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në grupin H kualifikues të Euro-2020, që Shqipëria luajti k