Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Uejn Runit i hiqet patenta për dy vjet, merr edhe gjobë 170 mijë stërlina

Postuar: 19/09/2017 - 07:33

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në gjykatën angleze. Kur kapesh i dehur në timon rrezikon patentën dhe kjo i ndodhi edhe sulmuesit Uejn Runi. Sulmuesi dënohet me dy vjet heqje patente. Gjykata britanike nuk e ka kursyer aspak sulmuesin e Everton, i cili më datë 1 shator është arrestuar nga policia për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit, Runi iu nënshtrua testeve të alkoolit, nga ku u konstatua se 31-vjeçari kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara. Trupi gjykues vendosi ta dënonte ish-futbollistin e Mançester Junajtid me dy vjet heqje patente dhe një gjobë prej 170 mijë sterlinash. Në dëshminë e tij, sulmuesi nuk bëri aspak oponencë, duke pranuar akuzën e ngritur. Gjithashtu, ai u kërkoi ndjesë të gjithë mbështetësve të tij, familjarëve dhe trajnerit të Everton Koeman, duke i premtuar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet më. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Runi në momentin e arrestimit ishte nën shoqërinë e një modeleje (Simpson). Krahas dënimit të dhënë nga gjykata, sulmuesi pritet të ndëshkohet edhe nga drejtuesit e Everton me gjobë. Një periudhë e errët kjo për Runi, i cili krahas mungesës së rezultateve pozitive me Everton, problemeve familjare, i bashkohen edhe vështirësitë ligjore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.