
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Uest Hem mund në finale Fiorentinën, trofeu i Conference League shkon në Angli

Shkruar nga Adriatik BALLA 8 Qershor 2023

Uest Hem fitoi mbrëmë trofeun e Ligës së Konferencës, në një finale me Fiorentinën, të luajtur në kryeqytetin çek Pragë dhe fituar nga anglezët me rezultatin 2-1. Benrahma (62’) dhe Bouen (90’) shënuan për Uest Hem kurse për Fiorentinën golin e vetëm e shënoi Xhiakomo Bonaventura (67’). Kështu, Uest Hem e ka kthyer lavdinë e vet për ta fituar një trofe të parë europian pasi e fitoi Kupën e Kupave më 1965. Rasti i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 13-të me anë të Declan Rice. Anglezi bëri një goditje të mirë nga largësia por atë e priti portieri i Fiorentinës. Rasti i parë për italianët erdhi në minutën e 26-të. Cristian Biraghi bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti Nikola Milenkovicin që goditi topin me kokë por që nuk ishte brenda kornizave të portës. Minuta e pestë shtesë e pjesës së parë solli një rast dhe një gol të anuluar për Fiorentinën. Ishte Kristian Kouame i Fiorentinas që bëri një kros të mahnitshëm në zonë dhe goditi shtyllën e skuadrës. Topi u kthye të Luka Jovic që shënoi gol por që u anulua pasi që serbi ishte në pozitë jashtëloje. Uest Hem e filloi shumë më mirë pjesën e dytë të ndeshjes ku Jarrod Boëen për pak sa nuk fitoi penallti në minutën e 49-të të ndeshjes. Por, nëse nuk e bëri këtë në fillim të pjesës së dytë ai e bëri në minutën e 59-të ku Biraghi largoi topin me dorë nga krahët e anglezit. Vetëm pas shikimit të VAR u dha penallti për skuadrën angleze të cilën në gol e shndërroi Said Benhrama në minutën e 62-të. Por, gëzimi i anglezeve zgjati vetëm 5 minuta. Nikolas Gonzalez bëri një pasim me kokë tek Xhiakomo Bonaventura i cili shënoi gol të bukur për ta barazuar rezultatin në minutën e 67-të te ndeshjes. Fiorentina ishte shumë afër që ta përmbysë rezultatin nëse Mandragora i Fiorentinës do të ishte treguar më i saktë në goditjen e tij. Uest Hem pati një rast tjetër të artë me çekun Tomas Soucek i cili shpërdoroi një rast të jashtëzakonshëm për ta kthyer epërsinë për skuadrën angleze, edhe pse meritën më të madhe këtu e pati portieri i Fiorentinës Pietro Terraçano që ia mohoi golin atij. Por, kur u mendua që ndeshja po shkonte drejt penalltive, Lukas Paketa bën një pasim të mirë për Jarred Boëen i cili gjendet ballë për ballë me portierin Terracciano për të shënuar gol në minutën e 90-të të ndeshjes duke ja dhënë kështu epërsinë skuadrës angleze në fund të takimit. Ky gol mjaftoi që Uest Hem ta fitojë këtë trofe dhe ta marrë në shtëpi. Pos trofeut vitin e ardhshëm ata do të luajnë edhe në Ligën e Europës pavarësisht se përfunduan në vendin e 14-të në Premier Ligë.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
