
“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Ultrasit e Interit kundër sulmuesit Romelu Lukakut: “Tradhtia nuk falet”

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Qershor 2022

Interi ka në plan të afrojë së shpejti dy lojtarë të mëdhenj, Paulo Dibalën që është ndarë nga Juventusi si dhe belgun Romelu Lukaku
Interi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me trajnerin Simone Inzagi dhe dëshiron të lerë gjurmë në sezonin e ri. Në fokusin e klubit janë disa lojtarë të spikatur në treg, midis të cilëve dhe ish-sulmuesi i zikaltërve, aktualisht i Çelsit, belgu Romelu Lukaku. Nga ana tjetër, klubi i Interit po punon për afrimin sa më parë të sulmuesit argjentinas Paulo Dinala, i cili është ndarë nga Juventusi dhe po shqyrton ofertat. Sipas medieve sportive italiane, vetëm zyrtarizimi mungon në lidhje me rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi. Sulmuesi belg veshi fanellën zikaltër në vitet 2019-2021, duke 47 gola në Serie A e duke fituar titullin kampion në sezonin e dytë. Verën e kaluar kërkoi rikthimin te Çelsi, që shpenzoi 113 milionë euro në arkat e Interit për t’i dhuruar sulmuesin belg trajnerit Thomas Tuhel. Tifozët e Interit nuk e pritën mirë largimin e tij, por tashmë janë gati të bëjnë përsëri tifozllëk për të. “Curva Nord”, grupimi më i madh që mbështet skuadrën e Simone Inzagit, ka reaguar me një postim në faqen zyrtare rreth rikthimit të 29-vjeçarit. “Meqenëse rikthimi i Lukakut në Inter është shumë i mundshëm, disa pika duhen bërë të qarta: “Curva Nord” mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë lloj kundërshtimi për lojtarin (pavarësisht sjelljes së verës së kaluar); duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të “Curva Nord” ose të grupimeve që e përbëjnë atë; gjithçka që përfundimisht do të bëhet ndaj tij në të ardhmen do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë. Ai u mbështet dhe u trajtua si Mbret, tani është thjesht një si shumë të tjerë. Gjithashtu duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne kurrë nuk do të brohorasim kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit. Jemi dhe duhet të mbetemi Zemër – Shpirt – Grintë – Interizëm. U Mërzitëm shumë nga tradhtia e Lukakut. Me kalimin e kohës ekziston mundësia t’ia falësh një gjë të tillë një lojtari, por tradhtia mbetet”, lexohet në postimin e ultrasve zikaltër. Një qëndrim i tillë tregon qartë se inati i tifozëve zikaltër me Lukakun nuk ka kaluar ende e nuk është harruar. Përkundrazi, ai mund të jetë objekt i sulmit të tyre dhe kjo mund ta penalizojë atë të kthehet në një futbollist lider e një idhull për tifozët. Vlen të kujtohet këtu se tek Çelsi Lukaku kaloi shumë peripeci e dëmtime dhe statistikat e tij sezonale mund të konsiderohen të dështuara, prandaj dhe lëvizja larguese nga Çelsi mund të quhet e kryer tashmë dhe vetë lojtari dëshiron Serinë A italiane.
Më të lexuarat


Laçi me përforcime cilësore në Europë, kurbinasit marrin edhe portierin e Tiranës

Europiani i Basketbollit U-20 na vë përballë Serbisë, flet talenti Prodani: Do të japim maksimumin tonë

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin e tij privat, arsyeja do t’ju lërë pa mend

Miqësorja në Angli kthehet në arenë sherri, përplasen tifozët

Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, sa do të shpërblehen sportistët shqiptarë

Kristof Galtier pritet të zëvendësojë sot Mauricio Poçetinon në krye të PSG-së

Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…
