BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Sport

“Unë e kam dashur atë”/ Telashe për kryeministrin britanik, zbulohet lidhja intime 4-vjeçare e Boris Johnson me biznesmenen e njohur

“Unë e kam dashur atë”/ Telashe për kryeministrin

Biznesmenia angleze Jennifer Arcuri ka zbuluar lidhjen e saj katër-vjeçare me kryeministrin britanik Boris Johnson, lidhje e jetuar midis viteve 2012 dhe 2016.

Arcuri tha se dyshja kanë pasur një “tërheqje fizike dhe intelektuale” pasi janë takuar në kohën kur ajo ishte studente dhe Boris ishte kryetar i Bashkisë së Londrës, kohë në të cilën ai ishte edhe i martuar me avokaten Marina Ëheeler, me të cilën ka 4 fëmijë.

“Ne ishim në një lidhje intime për katër vjet,” tha ajo në një intervistë ekskluzive për Sunday Mirror.

“Unë e kam dashur atë, dhe me një arsye të mirë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më ”.

Arcuri ka ndarë detaje nga lidhja e tyre 4-vjeçare duke bërë që tani kryeministri Johnson të hetohet për arsye se nuk ka rrëfyer lidhjen e tij, gjë që thyen kodin e mirësjelljes të cilin kryebashkiaku i qytetit duhet ta respektojë.