BREAKING NEWS

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon Policia

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon
x

Sport

Uruguaji thyen Egjiptin në minutën e 90-të, i bashkohet Rusisë në krye të grupit A

Uruguaji thyen Egjiptin në minutën e 90-të, i bashkohet
Kupa e Botës nisi të dhurojë emocione të forta që në startin e saj. Pas fitores së thellë 5-0 të Rusisë ditën e enjte ndaj Arabisë Saudite, dje ishte radha e Uruguajit të shijonte një fitore mjaft të vështirë por me vlerë për vazhdimësinë, ku amerikanolatinët mundën Egjiptin me rezultatin 1-0. Ishte një duel pak a shumë i barabartë, me një dominim të Uruguajit në aksionet sulmuese dhe me Egjiptin që mbrohej me mjaft efikasitet, por fati deshi që Uruguaji të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, me anë të Himenez, duke bërë që egjiptianët të shpërthenin në lot. Gara për kualifikim mbetet e hapur, por me fitoren e djeshme Uruguaji bën një hap të fortë drejt kualifikimit dhe i ngjitet Rusisë në krye të grupit A. Sa i takon ndeshjes, Muhamed Salah nuk ia doli të zbresë në fushë, ndërsa Egjipti i tij rezistoi deri në minutën e 90-të ndaj Uruguait, për t’u mposhtur pastaj 1-0, falë një goli të shënuar nga Gimenez. Pjesa e parë nisi me Egjiptin më të qartë, pasi skuadra e Hektor Kuper ishte vendosur mirë në fushë dhe qarkullonte mirë topin, por nuk arriti të krijojë rrezik real në portën e Uruguait. Me kalimin e minutave, skuadra uruguaiane filloi të marrë terrenin dhe të krijojë raste, duke shtuar presionin në mënyrë konstante. Pjesa e dytë foli qartësisht për skuadrën e drejtuar nga Oskar Tabarez, që krijoi një mori rastesh, ndërsa goditi edhe shtyllën me anë të Edison Kavanit, me goditje dënimi. Goli erdhi vetëm në minutën e 90-të, kur Karlos Sançez krosoi në zonë dhe aty Himenez kërceu më lart se të tjerët dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren uruguaianëve. Pas ndeshjeve të para, Grupi A kryesohet nga Rusia, e ndjekur nga Uruguai, dy skuadra me pikë të barabarta, por me vendin organizator që ka një golavarazh shumë më pozitiv. Në ndeshjet e tjera rusët kanë dy përballje për të zhvilluar, ku i mjafton dhe një fitore në dy takime. Por rusët mund të kualifikohen më tej edhe nëse marrin në dy sfidat e radhës dy barazime, do të ishte një kualifikim i garantuar. Vendimtare është dueli me Egjiptin, të cilit i duhet të fitojë tashmë dy ndeshjet e tjera, në të kundërt, çfarëdo rezultati tjetër të marrtë eliminohet. Pra Mohamed Salah duhet të zbresë në fushë dhe të bëjë diferencën, në të kundërt Egjiptin e mbyll aventurën me fazën e grupeve. Uruguaji gjithashtu bën një hap përpara me fitoren e djeshme, por i duhet të paktën një fitore në dy takimet e tjera, prandaj nuk e ka të sigurt. Pra grupi A vijon të jetë i hapur.

Adriatik BALLA