BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Sport

“Ushtar” Telushi dëmtohet dhe humb sezonin, Dinamo merr një brazilian për mesfushën

“Ushtar” Telushi dëmtohet dhe humb sezonin, Dinamo merr

Kampionati do të kthehet këtë fundjavë me duelet e xhiros së 16-të të tij, ndeshje që do të tregojnë jo vetëm forcën e ekipeve, por edhe se si ato kanë lëvizur në këtë fazë tranzitore dimërore, me blerjet që kanë bërë apo me stërvitjen e tyre gjatë fazës përgatitore. Por ndërsa kampionati është gati të rikthehet në fushë, duket e Egnatia, e cila nuk ka pasur ecurinë e duhur në 15 javët e para, ka probleme serioze, pasi i është dëmtuar lojtari kryesor i grupit, Bruno Telushi, njohur me nofkën “Ushtar Telushi”. Në fakt, Egnatia vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit, që do të zhvillohet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e Rrogozhinës. Një lajm i mirë për trajnerin Zekirija Ramadani është fakti se mesfushori ganez, Agbekpornu, si dhe sulmuesi brazilian, Pedro, janë riaftësuar plotësisht prej dëmtimeve dhe tashmë po stërviten normalisht me grupin. Mirëpo, një lajm i keq vjen për mesfushorin Bruno Telushi. Dëmtimi në gju në fillim të dhjetorit ka bërë që vlonjati të mos e shmangë dot operacionin. Stafi mjekësor i skuadrës rrogozhinase konfirmoi për “Panorama Sport” se sezoni mund të quhet deri diku i mbyllur për Telushin. Operacioni pritet të bëhet në ditët në vijim. Natyrisht që informacioni paraprak të bën të besosh që Telushi mund të ketë humbur ndeshjet e krejt sezonit, por fjalën e fundit do ta thonë mjekët. Me një lojtar si Telushi që nuk do të jetë në grup, Egnatia do ta ketë të vështirë të realizojë objektivin mbijetesë në Superiore.

Dinamo merr një brazilian për mesfushën

Denison Silva është emri i lojtarit brazilian që Dinamo i ka siguruar firmën dhe që shpresohet të jetë një goditje që bën diferencë në treg, pra një lojtar që të marrë për dore repartin e mesit të fushës dhe të mundësojë që “nëndetësja” të dalë nga kriza e të kthehet me pretendime në garë. Futbollisti mësohet se ka luajtur më parë në Kosovë, me Drenicën,dhe ka qenë nga më të mirët aty, prandaj dhe Dinamo e ka pikasur dhe i ka mundësuar lëvizjen në këtë merkato dimri, pë rtë rritur nivelin e mesfushës dhe për t’i dhënë një impuls lojës së saj për pjesën e dytë të sezonit. Sipas burimeve mediatike sportive, Denison ka firmosur për një vit e gjysmë me Dinamon dhe mendohet të jetë një “armë” plus në gjysmën e dytë të këtij sezoni dhe sezonin tjetër me karakteristikat që ka. Zv/trajneri Bledar Devolli, që ka pak ditë që ka ardhur në këtë pozicion, e njeh mirë këtë futbollist që nga koha kur ka drejtuar Drenicën. Ai dhe drejtuesit e tjerë blu janë të bindur se kanë bërë një përforcim me vlera. Duke qenë se lojtari ka karakter polivalent, pra luan kudo në mesfushë, trajneri Bledi Shkëmbi me siguri e llogarit si sulmues krahu, një rol që ai ka kërkuar ta përforcojë në këtë sesion të merkatos. Futbollisti brazilian u stërvit për dy ditë me blutë dhe tashmë do të bashkohet përfundimisht me ta, duke u bërë afrimi i dytë zyrtar, pas Sabien Lilajt. Deri në fundjavë pritet që me Dinamon të bashkohen edhe mbrojtësi kamerunas Olivier Kingue, si dhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, duke plotësuar kështu katërshen që trajneri Shkëmbi kishte planifikuar për grupin në merkaton e janarit.