BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Uzuni dhe Bajrami dy kuqezinjtë më në formë të formacionit të Rejës, edhe Hysaj e Selahi në formë pozitive

Uzuni dhe Bajrami dy kuqezinjtë më në formë të

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë një moment të mirë në përgjithësi, por disa prej tyre kanë krijuar rol lideri në skuadrat respektive dhe kanë mundur të lënë gjurmën e tyre në këtë fazë të parë të sezonit. Në fundjavën që lamë pas ishin disa lojtarë të përfaqësueses që regjistruan emrin e tyre në listën e lojtarëve të vlerësuar e në formacionin më të mirë, por spikatën në veçanti dy lojtarë, si Myrto Uzuni në Hungari, me Ferensvaroshin e tij, si dhe Nedim Bajrami, mesfushori kuqezi që po shkëlqen me Empolin dhe ka marrë rol lideri të fortë në këtë skuadër. Duhet thënë se këto copëza suksesi shënojnë një moment kulminant për trajnerin Reja para dueleve të mëdha të Kombëtares në tetor.

Uzuni, gjithnjë e më lart me Ferencvaroshin

Myrto Uzuni po bëhet gjithmonë e më shumë protagonist për skuadrën hungareze të Ferencvarosh, teksa vetëm pak ditë pas 6 golave të shënuar në një ndeshje Kupe, këtë herë ka ndihmuar të tijtë të marrin tre pikët në kampionat. Në përballjen ndaj Ujpeshtit, të cilën Ferencvarosh e fitoi me shifrat 3-1, sulmuesi beratas fitoi një penallti në minutën e 5-të, të cilën e ekzekutoi saktë sulmuesi Mmaee, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Uzuni asistoi për Nguen në rastin e golit të dytë. Në 10 minutat e fundit sulmuesi kuqezi u shfaq sërish protagonist, pasi shënoi në minutën e 81-të, por pa që t’i anulohej goli nga VAR-i, ndërsa në të 87-ën dërgoi sërish topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 3-1 të të tijve.

Selahi, “zbulimi” i radhës ndër kuqezinjtë e Kroacisë

Një tjetër kuqezi që ka bërë mirë këtë fundjavë, është edhe mesfushori Lindon Selahi, që po rilind në kampionatin kroat me Rijekën, ku është aktivizuar rregullisht dhe gjeti edhe golin e parë, pikërisht në përballjen ndaj Goricës së Albi Dokës. Mesfushori 22-vjeçar gjeti golin menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, pasi goditi mirë brenda zonës dhe riktheu përkohësisht baraspeshën në shifrat 2-2, ndërsa më pas la fushën e lojës në minutën e 80-të, me Rijekën që fitoi ndeshjen 4-3.

Bajrami mbetet lider i Empolit

Vijon të bëjë liderin te Empoli në Serinë A edhe fantazisti Nedim Bajrami, që ndihmoi jo pak toskanët të marrin fitoren 4-2 ndaj Bolonjës. Mesfushori kuqezi ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 54-t dhe çoi rezultatin përkohësisht në 3-1 për Empolin, ndërsa në minutën e 80’ ia la vendin një tjetër futbollisti shqiptar si Kristjan Asllani, i cili po gjen shpesh hapësira në skuadrën toskane. Në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës, ku Shqipëria do të përballet fillimisht me Hungarinë në transfertë dhe më pas me Poloninë në shtëpi, trajneri Edi Reja vijon të marrë sinjale të mira nga futbollistët, që po luajnë rregullisht dhe po tregojnë formë mjaft të mirë.

Të tjerë kuqezinj lënë gjurmë

Elseid Hysaj ishte në formacionin titullar të Lacios në derbin e kryeqytetit italian kundër Romës, një ndeshje emocionuese por edhe e tensionuar, që e fitoi Lacio 3-2. Hysaj luajti titullar dhe 90 minuta të plota në krahun e majtë të mbrojtjes, duke marrë përgëzime për cilësinë e lojës së tij.