Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Uzuni dhe Ndoji të lumtur për rikthimin: Kombëtarja është krenari dhe na motivon

Postuar: 12/11/2019 - 07:19

Kombëtarja do të luajë më 14 nëntor kundër Andorrës e më 17 nëntor kundër Francës, në të dy rastet ndeshjet luhen brenda në Shqipëri, i pari në Elbasan e tjetri në impiantin e ri kombëtar në Tiranë. Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve trajneri Edi reja ka shpallur që të dielën listën e lojtarëve dhe ndër emrat e ftuar bien në sy dy rikthime, ai i Myrto Uzunit, i cili po kalon një moment të mirë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Emanuele Ndojit, që është pjesë e Breshias në Serie B dhe shquhet si lojtar teknik. Ky i fundit vjen pas një dëmtimi dhe shfaqet si rikthim sensacional për mesfushën, pasi do të shtojë mundësitë e Rejës për të eksperimentuar me lojtarët e rinj në këtë repart.

Ndoji, rikthim sensacional për mesfushën

Një nga futbollistët e rikthyer në ekip është Emanuele Ndoji, i cili vjen pas një dëmtimi, por edhe me mëdyshjen e madhe të formës sportive. Ndoshta me këtë rast trajneri Reja dëshiron vërtet të eksperimentojë, pasi lojtari nuk ka minuta të mjaftueshme me skuadrën e tij gjatë dy muajve të fundit. Madje, edhe pse kthyer të luajë me Breshian tashmë në elitën e futbollit italian Serie A, Emanuele Ndoj e pranon se nuk ka ende 90 minuta në këmbë. Mesfushori i talentuar i pranishëm në konferencë për shtyp bashkë me Uzunin, nënvizoi se kombëtarja shqiptare i ka munguar shumë gjatë këtyre muajve të fundit. “Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri. Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari. Andorra? Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra. Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”, tha Ndoji.

Uzuni, një kthim i domosdoshëm për sulmin

Një nga futbollistët që me meritë e ka kapur grumbullimin në Kombëtare është padyshim Myrto Uzuni. Futbollisti është energjik dhe jep maksimumin, megjithëse për të qenë në top-formë duhet një skuadër më elitare se Lokomotiva e Zagrebit. Uzuni nuk e fsheh kënaqësinë që është sërish pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare pas mungesës në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Në konferencën për shtyp lojtari i Lokomotivës kroate shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë dy rezultate pozitive në sfidat ndaj Andorrës dhe Francës. Në fillim ai foli për ftesën e Rejës? “Është tjerët klubi, është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret”, tha Uzuni. Më pas komentoi rivalitetin në ekip për një vend në formacion, si dhe duelin e radhës me Andorrën. “Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale. Andorra? Mendoj që asnjë ndeshje nuk duhet nënvlerësuar. Jemi profesionist dhe duhet të hymë në fushë të bindur për fitore, pavarësisht se çfarë sjellë loja”, shtoi Uzuni. Në fund ai komentoi stadiumin e ri kombëtar në kryeqytet. “Do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozeria do të jetë e gatshme për të na përkrahur. Besoj se ata do na shtyjnë të japim akoma me shumë”, përfundoi Uzuni.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët se Interi i trajnerit Antonio Konte e motivonte dhe se kishin bërë një performancë të shkëlqyer deri tani, por ai kujtoi

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d

Postuar: 07/12/2019 - 07:18

Kombëtarja nuk i realizoi objektivat e saj në kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2020,

Postuar: 06/12/2019 - 23:28

28-vjeçari elbasanas Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së tij me dopietën e reali

Postuar: 06/12/2019 - 23:19

Sulmuesi Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi s

Postuar: 06/12/2019 - 23:07

Katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë përveçse shkatërrimit dhe vdekjes së 51 peronave tregoi

Postuar: 06/12/2019 - 18:57

Aventura e Valverdes me Barcelonën pritet të mbyllet shumë shpejtë.