Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Uzuni: Dua golin e parë kuqezi, për veten, familjen dhe Shqipërinë

Postuar: 15/11/2018 - 07:16

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skocisë, në kuadër të ndeshjes së fundit në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Është ndoshta ndeshja më e rëndësishme për trajnerin Kristian Panuçi, e ardhmja e të cilit në krye të përfaqësueses së Shqipërisë varet shumë nga rezultati që do të prodhojë pikërisht kjo ndeshje. Kuqezinjtë duken të motivuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këtë duel të vështirë me skocezët, ndërkohë që ende ka dilema tek stafi për formacionin titullar.

Disa dëmtime të orës së fundit kanë sjellë shqetësim jo të vogël tek stafi, por dëshira e madhe e lojtarëve dhe dublimi i roleve jep një farë sigurie. Dje në konferencën për shtyp të organizuar nga vendqëndrimi i Kombëtares në Durrës foli edhe sulmuesi i krahut Myrto Uzuni, një prej futbollistëve të rinj të talentuar të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i cili po kalon një moment magjik në Kroaci, ku prej dy muajsh është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Uzuni është përfshirë në Kombëtare në muajin tetor, duke u aktivizuar në të dy ndeshjet, si në miqësoren ndaj Jordanisë, ashtu dhe ndaj Izraelit në takim zyrtar, ku ka bërë paraqitje vërtet të mira. Në deklaratën e tij Uzuni tha se ndihej i privilegjuar dhe njëherësh i motivuar për të dhënë maksimumin. Ai pranoi se do të jetë një duel i vështirë, por tha se kishte gati golin në këtë ndeshje, një gol kuqezi që e dëshironte për veten, shokët, familjarët dhe Shqipërinë. Në fakt, nuk ka përrallë më të bukur për t’u treguar në futboll sesa ajo e Myrto Uzunit. Futbollisti i talentuar beratas ka parë se si brenda pak muajsh jeta e tij ndryshoi plotësisht. Nga Laçi ai kaloi në Kroaci për t’u kthyer shpejt në një idhull të tifozerisë edhe te Lokomotiva Zagreb, ndërsa tani e sheh veten kandidat kryesor për një fanellë titullari në ndeshjet e kombëtares.

“Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është te unë por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithmonë kështu ka qenë”, u shpreh ai modesti në konferencën e sotme për shtyp të përfaqësueses. Ai e di mirë që trajneri Kristian Panuçi ka besim në vlerat e tij dhe duke qenë se alternativat e krahut janë të pakta, i duhet të marrë përgjegjësi në vend të Odise Roshit që i mundon Kombëtares prej disa kohësh si pasojë e një dëmtimi të rëndë e që kërkon kohë të gjatë rikuperimi. Uzuni i dha provat e mira në dy ndeshjet e tetorit dhe trajneri Panuçi e ka vlerësuar pozitivisht performancën e tij. Ai luajti fillimisht zëvendësues, pastaj titullar me Izraelin e tashmë një titullar thuajse i sigurt me Skocinë, rol të cilin Uzuni e ka merituar plotësisht me atë që ka shfaqur në fushë. Ai është ende në fillimet e tij dhe i mungon goli kuqezi, por është shprehur se ëndërron të bëjë realitet edhe këtë objektiv.

“Unë jam i gatshëm të luaj kudo, ku ekipi ka nevojë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren bën krenarë gjithë Shqipërinë dhe familjen. Kjo është gjëja më e bukur”, shtoi sulmuesi i kuqezinjve. Mbetet të shihet roli që do të marrë në fushë, pasi Panuçi është duke eksperimentuar me lojtarët për të gjetur grupin më të mirë dhe skemën më të përshtatshme të mundshme. Publiku ka pritshmëri të mëdha për djaloshin beratas që e nisi karrierën nga nivele të ulëta në vendlindje, për të kaluar në Fier me Apoloninë e më pas me Laçin në Superiore. Falë performancës së tij fantastike në sezonin e shkuar me skuadrën kurbinase si dhe prezantimin pompoz me Laçin në Europa League, ai ia doli të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe ish-tekniku i Laçit Besnik Prenga e propozoi menjëherë tek Lokomotiva e Zagrebit, e cila pranoi të derdhë menjëherë një shifër gati 350 mijë euro për djaloshin shqiptar. Dhe kroatët nuk janë bërë pishman, sepse Uzuni është titullar, jep asiste, shënon dhe ka premisa të shitet disa herë më shtrenjtë në një klub elitar europian.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:24

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vijon prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Postuar: 11/12/2018 - 07:22

Kategoria Superiore mësoi dje emrin e radhës nga trajnerët që u bë “kokë turku”.

Postuar: 11/12/2018 - 07:21

Lojtarët e Kombëtares patën një javë mjaft të mirë në aspektin individual me skuadrat e tyre në l

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi.

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsl

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti