BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Uzuni kthehet në ditët e tij më të mira në Kroaci, Ismajli dhe Dermaku bindin Rejën

Uzuni kthehet në ditët e tij më të mira në Kroaci,

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në kampionatet e ndryshme europiane, duke shënuar gola, duke dhënë asiste dhe duke pasur notë të mirë vlerësuese në shtypin sportiv, por në ditët e fundit më të spikatur ishin ata që luajnë në Kroaci, midis të cilëve sulmuesi anësor Myrto Uzuni, i cili ka njohur rritje të kënaqshme në këtë kampionat dhe me Lokomotivën e Zagrebit ka regjistruar suksese, duke qenë gati për një hap tjetër më cilësor në karrierën e tij. Pikërisht këtë javë, futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në Kroaci. Sulmuesi që aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit është titullar në ndeshjen që të tijtë po luajnë në transfertë ndaj Sibenikut, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Kroacisë. Ish-lojtari i Laçit, ia doli të shënonte në minutën e 27-të, teksa i gjendur në zonë përballë portierit kundërshtar, nuk fali por dërgoi sferën në rrjetë. Uzuni është një element i rëndësishëm për Zagrebin, teksa stafi teknik ka besim të plotë në aftësitë e 24-vjeçarit në repartin ofensiv. Ndërkohë, titullar me Lokomotivën e Zagrebit janë edhe dy shqiptarët, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci.

Ismajli, lojtari që fitoi formacionin

Një nga futbollistët që ka mundur të fitojë një vend titullari në ekipin përfaqësues është padyshim Ardijan Ismajli. Lojtari që është pjesë e Hajdukut në kampionatin kroat bëri një performancë shumë të mirë jo vetëm në Kroaci, por edhe në takimet eliminatore të Euro-2020, duke qenë madje një nga më të vlerësuarit. Sigurisht, trajneri Edi Reja nuk e përjashtoi asnjëherë nga grumbullimet e tij dhe ishte një nga lojtarët që mori më shumë minuta pas Hysajt në repartin difensiv. Ismajli është përqendruar në qendër të mbrojtjes në skemën 3-5-2 dhe kjo e bën atë të veçantë, pasi gëzon autoritet dhe njëherësh gëzon besimin e trajnerit Reja. Ndoshta kjo formulë më shumë se kujtdo tjetër i përshtatet pikërisht Ismajlit.

Dermaku i vlerësuar, por tek Parma i ndryshojnë rolin

Kastriot Dermaku po kalonte një moment shumë të mirë në kampionatin italian me Parmën, aty ku në disa ndeshje luajti titullar dhe ishte ndër më të vlerësuarit nga mediat italiane. Mbrojtësi i Kombëtares, zuri në skuadër vendin e Bruno Alveshit i cili ishte i dëmtuar duke e zëvendësuar në mënyrën më të mirë. Me rikthimin e tij në fushë, gjërat janë vështirësuar shumë për Dermakun. Mbrojtësi kuqezi duhet tashmë që të fitojë duelin me dy mbrojtësit e qendrës për të pasur një vend në formacion dhe duket se është jo pak e vështirë për të fituar duelin ndaj Alveshit dhe Iakoponit që në ndeshjen ndaj Bolonjës arriti edhe të shënonte. Trajneri D’Aversa ka provuar që të luajë edhe me skemën me 3 mbrojtës në mënyrë që t’i japë mundësi edhe Dermakut për të treguar veten. Ai u paraqit shumë mirë kundër Bolonjës sepse është një skemë që tashmë e njeh nga Shqipëria megjithatë trajneri nuk është i bindur dhe nuk e ka aplikuar më, ku si ndaj Milanit, ashtu edhe në ndeshjen e radhës pritet të jetë në stol.

Talenti/ Loshi nis ngjitjen në Holandë

Kur mbeten edhe pak ditë nga hapja e merkatos së janarit, shumë futbollistë kanë kryer lëvizjet e para dhe që nga dita e parë e vitit 2020, do të bashkohen zyrtarisht me skuadrat e tyre. Një ndër to, është edhe talenti shqiptar Skënder Loshi, i cili aktivizohej me të rinjtë e Bredës. Talenti shqiptar ka bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij duke firmosur në Ligën e Tretë holandeze. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së SV Tec-it. Duke parë faktin që aktivizohej me ekip moshash deri në këtë moment, kalimi te një skuadër profesioniste mund t’i bëjë mirë. Qendër-sulmuesi synon që të ngjitet në nivelet më të larta me skuadrën e tij si edhe njëkohësisht të provojë veten në një kampionat më të mirë apo edhe në një skuadër më të madhe.

Adriatik BALLA