BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Uzuni lojtari i momentit nga legjionarët, Hysaj afër Benfikës

Uzuni lojtari i momentit nga legjionarët, Hysaj afër Benfikës

Nga të gjithë lojtarët e Kombëtares, ai që po spikat më shumë në këtë periudhë është padyshim Myrto Uzuni, i cili po bën spektakël tek Ferencvaroshi hungarez dhe është shndërruar në futbollist përcaktues për këtë skuadër dhe falë asisteve dhe golave, por edhe punës së palodhur të lojtarit shqiptar skuadra hungareze ndodhet në vend të parë në kampionatin e këtij vendi dhe është shumë afër titullit këtë edicion. Përtej vlerësimeve të shumta pozitive që ka marrë Uzuni në shtypin sportiv hungarez, duhet theksuar se me këtë performancë të cilësisë së lartë ai e ka të garantuar ftesën në Kombëtare nga trajneri Edi Reja, por njëherësh trajneri veteran italian mund të ndërtojë lojën dhe skemën e tij taktike në varësi të cilësive të shqiptarit të Ferencvaroshit që po kalon momente magjike në karrierën e tij. “Myrto Uzuni vijon të konfirmohet njeriu i momentit te skuadra hungareze e Ferencvarosh, pasi shënoi sërish dje në sfidën përballë Mol Ferehvar, duke gjetur rrjetën rregullisht në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur”, shkruajnë mediumet sportive hungareze. Sulmuesi beratas zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të dhe më pas u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, ndërsa trajneri e hoqi nga fusha në minutën e 80-të, kur kishte vulosur suksesin 2-0. Me këtë fitore Ferencvarosh shkoi në kuotën e 49 pikëve, plot 16 më tepër se ndjekësit më të afërt dhe ka vënë të dy duart te titulli, ndërsa sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 7 golave sezonalë.

Hysaj do të ikë nga Napoli, menaxheri: Po shqyrtojmë ofertat

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi i Napolit nuk ia më interes për t’i plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar. Pikat mbi “i” i vë përfaqësuesi i shkodranit, Mario Xhiufredi. “A do të rinovojë Hysaj? Jo, nuk besoj. Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor. Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, theksoi ndër të tjera menaxheri i futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi. Ndërkohë, mësohet nga mediat sportive italiane se Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës dhe i pjekur si futbollist. Mediet në Itali shkruajnë për një interesim të mundshëm nga Olimpik Marseja dhe Lioni, ndërsa në vendin Iberik po e vëzhgon Sevilja, që ka si drejtor teknik ish drejtuesit e Romës, Monçi, i cili e njeh në detaje futbollin italian. Mbrojtësi dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses kuqezi nuk po kalon një sezon të mirë. Që prej largimit të Sarrit nga Napoli tre vjet më parë situata për Hysajn nuk ishte aspak e dëshiruara. Me trajnerin Karlo Ançeloti humbi rolin e titullarit, kurse me Gatuzon ka pasur oscilacione të mëdha në performancën e tij. Në kushtet kur Napoli nuk po reflekton si duhet për trajtimin e lojtarit, shkodranit nuk i mbetet veçse të fokusohet tek alternativat që do të vijnë në muajt në vijim për të gjetur skuadrën e duhur për vazhdimin e karrierës së tij. Në këto rrethana, menaxheri Xhifredi është i qartë, pasi e kupton që ora e Hysajt tek Napoli ka mbaruar dhe i duhet ta orientojë lojtarin në një skuadër tjetër, ku mund të gjejë vetveten dhe sharmin që e ka humbur prej dy sezonesh. Ndoshta një lëvizje në qershor mund t’i hapte horizonte të reja. Dhe interesimet e para kanë mbërritur. Bëhet fjalë për një skuadër portugeze të njohur, por që vështirë se do të pranohet nga Hysaj, nisur dhe nga ideja që lojtari mund të luajë në Serie A ose Serie B italiane. Sipas mediave italiane, Benfika ka shprehur interesim për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj. Interesimi i skuadrës portugeze ka ardhur menjëherë pas njoftimit se Hysaj do të largohet gjatë verës nga skuadra e Napolit. Siç raporton “tuttomercatoëeb”, portugezët kanë nisur bisedimet me mbrojtësin shqiptar. Hysaj 27-vjeçar këtë edicion ka 14 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Empoli për pesë milionë euro.