BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Uzuni merr vlerësime në median spanjolle, Balliu në formacionin e javës në Spanjë

Uzuni merr vlerësime në median spanjolle, Balliu në formacionin e

Lojtarët e Kombëtares po paraqiten mirë me skuadrat e tyre dhe një pjesë janë titullarë të padiskutuar në ekipet respektive e një pjesë tjetër kanë edhe të dhëna p[pozitive në statistikat e shënimit me gola e asiste, sikurse ndodh me Rei Manajn në ligën turke, apo dhe me ndonjë tjetër që ka pasur ecuri pozitive në aspektin sulmues. Padyshim që një nga lojtarët që mendohet e trajneri Silvinjo do ta ftojë në Europian është sulmuesi i krahut Myrto Uzuni. Në fazën eliminatore ai nuk luajti shumë, pasi Silvinjo preferoi në fushë Jasir Asanin. Kurse në miqësoret e marsit Uzuni u dëmtua dhe nuk u aktivizua. Gjithsesi, besohet se do ta marrë ftesën. Ndërkohë, një mbrojtës i Kombëtares po paraqitet mirë në këto javë të fundit në Spanjë. Ivan Balliu ka performuar si duhet me Rajo Valekanon dhe nga mediat spanjolle është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Uzuni vlerësohet fort në median spanjolle

Sulmuesi i krahut i përfaqësueses tonë, Myrto Uzuni, gjeti përsëri rrugën e rrjetës këtë javë me fanellën e Granadës përballë Alavesh dhe arriti në kuotën e 10 golave në La Liga në këtë sezon. Jo pak për sulmuesin shqiptar, duke llogaritur se luan me një skuadër e cila duket e destinuar për të rënë nga kategoria e për më tepër, prej javësh me probleme fizike. Edhe e përditshmja spanjolle “Marca”, i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptar, i cili po bën më së miri punën e tij në radhët e klubit të La Liga. “Uzuni, një snajper nga 11 metrat”, titullohet shkrimi, i cili kujton se sulmuesi e ka kthyer në specialitet gjuajtën nga pika e bardhë. “Edhe pse ka luajtur me gjilpëra dhe me dhimbje prej javësh, atij nuk iu dridh pulsi. Uzuni e ekzekutoi goditjen me saktësi, duke e çuar topin pranë shtyllës, për të bërë shtrirjen e portierit kundërshtar të pavlerë. Me golin e realizuar, lojtari nga Berati ka që tani 4 gola të shënuar nga 11 metrat, duke iu bashkuar Majoral, Pepelu dhe Dovbyk si një nga specialistët e La Liga në këtë seksion”, shkruan e përditshmja spanjolle. Ajo kujton se lojtari ka realizuar 11 nga 13 penalltitë që ka gjuajtur me fanellën e Granadës, me një përqindje të lartë realizimi. Ndërkohë, thekson më pas se pasi u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2 me 23 gola, ai ka ruajtur edhe këtë vit standardin në elitë. “Shqiptari ka arritur që tani kuotën e 10 golave dhe e sheh veten përkrah sulmuesve si Gerard Moreno, Rodrigo, Hugo Duro dhe En-Nesiri”, shkruan gazeta spanjolle.

Balliu në formacionin e javës në La Liga

Mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu, është përzgjedhur pjesë e formacionit të javës së 31 në La Liga. Lojtari i kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Rajo Valekanon në ndeshjen ndaj Getafes që u mbyll në barazim 0-0. Së bashku me Balliun, në formacionin e javës sipas “Sofascore” janë edhe Tçuameni i Real Madrid si dhe Griezman i Atletiko Madrid. Në këtë sezon, 32-vjeçari ka qenë mjaft konstant me paraqitjet e tij me Rajo Vallekanon teksa koleksionon 28 paraqitje në La Liga.