
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Uzuni në top-formë, por Silvinjo do edhe të tjerët të bëjnë kthesën e madhe në Euro-2024

Shkruar nga Adriatik BALLA 1 Qershor 2023

Lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë po luajnë minutat e fundit të sezonit aktual, pas të cilit do të bëjnë planet e tyre për vazhdimësinë, por fillimisht duke u përgatitur për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani-2024”, ku përplasen me Moldavinë fillimisht, e më pas me Ishujt Faroe. Kuqezinjve u del për detyrë të fitojnë gjashtë pikë nga këto përballje, në të kundërt komprometojnë rëndë objektivat e sezonit, ndërkohë që trajneri Silvinjo e ka shpallur listën e lojtarëve dhe pret që ata të bëjnë maksimumin në fushë në të dy ndeshjet e radhës. Duhet thënë se lojtari më në formë i momentit është Myrto Uzuni, kryegoleador i ligës së dytë spanjolle, por lajme të mira vijnë dhe për sulmuesin tjetër kuqezi, Ernest Muçi, një lojtar që po rritet tek Legia e Varshavës.
Myrto Uzuni është “mbret” tek Granada
Granada siguroi rikthimin në elitën spanjolle duke fituar kampionatin në Segunda Division. Një nga liderët e skuadrës ishte padyshim sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni , një lojtar me kontribut që mori përdore skuadrën në rrugën drejt suksesit. Beratasi shënoi plot 23 gola nga 55 në total që shënoi Granada, shifra që faktojnë fare mirë varësinë e ekipit në drejtim të futbollistit shqiptar. Falë 23 golave të realizuar, Uzuni e mbylli kampionatin në La Liga 2 edhe si golashënuesi më i mirë i saj teksa tashmë përgatitet për të shkëlqyer në elitë. Madje, mediat prestigjioze të Spanjës kanë nisur ta kenë në vëmendje teksa është e përditshmja AS e cila i ka kushtuar një speciale Granadës dhe organikës së saj. Kur vjen puna te Uzuni, spanjollët e cilësojnë sulmuesin si një “Killer” që ka realizuar edhe më shumë se emra prestigjiozë të La Liga-s si Karim Benzema apo Antuan Griezman dhe është aktualisht në të njëjtën kuotë golash me Robert Levandovskin e Barcelonës. “Një “Killer” i vërtetë, golashënuesi më i mirë i skuadrës. E bën këtë vetë në vitin e tij të dytë në skuadër, pa lënë mënjan faktin se është asistuesi i dytë më i mirë i Granadës”, shkruan gazeta e njohur spanjolle, “AS”.
Ernest Muçi në planet afatgjata të Legias së Varshavës
Te Legia e Varshavës po bëjnë bilancin e një sezoni të përfunduar si nënkampionë, teksa sytë janë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, ku sipas mediave polake Ernest Muçi shihet si pjesë e ekipit edhe për vitin tjetër. Sulmuesi ka zhvilluar një sezon të mirë, duke shënuar gjithsej 6 gola dhe gjithashtu ka dhënë edhe shtatë asiste, mosha e re që ai ka, si dhe cilësitë e tij, japin garanci që Muçi të jetë pjesë e sulmit edhe për sezonin e ri, të paktën nëse në klub nuk vjen një ofertë e mirë. 22-vjeçari mbërriti në Varshavë në shkurt të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në 2025-ën me “ushtarakët”. Deri tani, Muçi ka fituar një titulli kampion, ndërsa këtë vit Kupën e Polonisë. Ndërkohë pas përfundimit të sezonit, për të ka mbërritur një ftesë edhe nga ekipi kombëtar. Ernest Muçi është pjesë e listës të trajnerit të Kombëtares Silvinjo për dy ndeshjet e muajit qershor, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Më të lexuarat


Ksavi bën 100 ndeshje në krye të Barçës, pret akoma më shumë sukses në krye të katalanasve

Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique
