BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Sport

Uzuni, një nga 3 golashënuesit më të mirë në Hungari, Reja duhet t’i japë më shumë hapësirë në Kombëtare

Uzuni, një nga 3 golashënuesit më të mirë në

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi kaluan përgjithësisht një sezon të mirë dhe janë duke nxituar të rrisin performancën e tyre në këtë fundsezoni, për të regjistruar statistika individuale që do t’i ndihmojnë ata në merkaton e verës apo për të krijuar profilin e suksesshëm të lojtarëve të qëndrueshëm që mund të përmirësojnë kushtet financiare në kontratë. Padyshim që disa lojtarë kanë spikatur më shumë, të tillë si Gjimshiti, Cikalleshi, Ismajli apo dhe Uzuni. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me Ferencvaroshin në kampionatin elitar hungarez, duke fituar jo vetëm vendin e titullarit, por njëherësh edhe duke spikatur si një prej golashënuesve kryesorë të kampionatit hungarez, praktikisht një prej tre shënuesve më të mirë, duke qenë kështu ndër më të mirët e Ferencvaroshit dhe një lojtar që mund të luajë sezonin tjetër në një kampionat më të fortë pasi për të ka interesim nga klube më cilësore në perëndim, kryesisht klube të Serisë A. Nga ana tjetër, për Uzunin duhet të ketë më shumë vëmendje në Kombëtare, nga trajneri Edi rreja, pasi futbollisti e ka merituar të paktën të jetë në formacionin titullar.

Uzuni përcaktues për Ferencvaroshin

Sulmuesi i krahut i përfaqësueses kuqezi, Myrto Uzuni, feston titullin e parë kampion në karrierë me një dygolësh. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpall kampion Hungarie me Ferencvarosh që siguroi edhe matematikisht titullin tre javë para fundit falë fitores 3-0 ndaj Ujpesht në Budapest. Uzuni spikati me një dygolësh në këtë sfidë duke u konfirmuar edhe njëherë si nga një lojtarët më efikasë dhe më cilësorë të Ferencvaroshit në këtë sezon. Uzuni zhbllokoi fillimisht shifrat me një veprim të bukur akrobatik pas vetëm 12 minutash lojë, ndërkohë që në minutën e 77-të shënoi edhe golin e tretë dhe atë vulosi fitoren e skuadrës kryeqytetase me 11-metërsh. Ferencvarosh fitoi titullin e 32-të në histori ndërkohë që Uzuni me këto dy finalizime u ngjit në vendin e 3-të të listës së golashënuesve në Hungari me 12 gola. Një ecuri e tillë dhe statistika të tilla dëshmojnë se kemi të bëjmë me një lojtar që në kampionatin hungarez ka qenë përcaktues për ekipin e tij dhe madje mediat hungareze e kanë cilësuar si nju prej blerjeve më të suksesshme në merkaton e klubeve të tyre për vitin e kaluar.

Kombëtarja, synohet më shumë hapësirë

Trajneri Edi Reja zakonisht nuk flet me emra konkretë për formacionin e tij. Përgjithësisht ai është i prirur të fokusohet tek skema taktike dhe gjen elementët që beson se i duhen apo i përshtaten më mirë skemës së tij. Uzuni është ftuar në Kombëtare rregullisht gjatë dy viteve të fundit, por jo në të gjitha ndeshjet është aktivizuar titullar. Uzuni ka luajtur por do të duhej të luante më shumë. Për gjendjen që ka kaluar gjatë këtyre muajve dhe për formën që ka disponuar, ai meritonte të ishte në formacionin titullar në çdo takim, por shpesh trajneri e ka preferuar zëvendësues ose të luajë në ndeshje të caktuara. Myrto Uzuni ka pasur një rritje spektakolare në karrierën e tij gjatë këtyre viteve të fundit dhe e ka bërë këtë me djersë. E nisi nga Apolonia, ia zbuloi si duhet aftësitë Laçi dhe kapërcimi cilësor erdhi kur shkoi në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit dhe pas suksesit që pati në kampionatin kroat u ble nga Ferencvaroshi, skuadër me të cilën luajti edhe në UEFA Champions League, ku shënoi gol edhe ndaj Juventusit e madje festoi po si Kristiano Ronaldo. Pra, Uzuni është “Yll” në ngjitje dhe meriton më shumë vëmendje dhe nga trajneri Reja, pasi është lojtar me potencial të madh dhe futbollist që njep mbi 100% të mundësive të tij në fushën e lojës, cilësi që ndihmojnë grupin e kuqezinjve në objektivat e tyre sezonale e veçmas në kualifikueset e grupit I eliminator për Botërorin “Katar-2022”.