BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Sport

Uzuni-Seferi, trajneri Silvinjo mund të bazohet tek kjo dyshe për sulmin

Uzuni-Seferi, trajneri Silvinjo mund të bazohet tek kjo dyshe për

Trajneri brazilian i Kombëtares kuqezi, Silvinjo, së shpejti do të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet e radhës të përfaqësueses në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2024, ndeshje që do të nisin me duelin e parë e më të vështirë, atë ndaj Polonisë më 27 mars. Duhet thënë se starti i eliminatoreve ka shumë rëndësi dhe këtë e ka parasysh edhe vetë trajneri, por optimizmi nuk mungon, pasi përfaqësuesja jonë ka një kontigjent të konsiderueshëm lojtarësh cilësorë që luajnë në kampionatet elitare europiane, sidomos në Serie A italiane. Problemi më i madh për trajnerin duket të jetë reparti i sulmit, pasi Shqipërisë i mungojnë sulmuesit cilësorë, që bëjnë diferencë,pra goleadorët e spikatur. Dy prej tyre mungojnë në këto sfida të para, pasi janë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Brojën dhe Manajn, por ka dhe mungesa të tjera cilësore si pasojë e dëmtimeve. Në këto kushte, trajnerit i duhet të “arnojë” formacionin me lojtarët që ka në dispozicion dhe në sulm do të angazhohen ata që janë më në formë. Dhe dy lojtarët e repartit ofensiv më në formë duket të jenë Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Uzuni në top-formë, formacioni i garantuar

Një sezon fantastik është ai që po zhvillon në Kategorinë e Dytë spanjolle Myrto Uzuni. Në kuotën e 19 golave deri tani në kampionat, sulmuesi i Kombëtares konfirmon shifrën më të lartë të rrjetave në karrierën e tij gjatë një kampionati, që ende nuk ka mbaruar dhe me paraqitjet që beratasi po jep në fushë, kjo shifër pritet të rritet. Në Hungari ai shënoi 12 gola në vitin e parë dhe shtatë në të dytin pasi në janar kaloi te Granada. Pra, edhe në Kroaci ku ai luante më parë, sezoni i tij më i mirë ishte me 9 gola dhe një tjetër me shtatë. Kështu Uzuni është në rrugën e shpalljes si golashënuesi më i mirë i kampionatit, për herë të parë në karrierën e tij, një tjetër rekord personal që 27- vjeçari pritet të vendosë. Ndërkohë ai është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në një sezon për skuadrën e Granadës, teksa golashënuesin më të mirë në total e mban El-Arabi, që me fanellën e klubit spanjoll ka shënuar 44 gola për disa sezone.

Seferi shpërthen në Ukrainë dhe ka shans aktivizimi në Kombëtare

Përveç Uzunit që gëzon formë të mirë, gjithashtu edhe Taulant Seferi po kalon një moment të mirë, edhe pse kampionati në Ukrainë ka problematikat e tij. Rëndësi ka që sulmuesi është në kontakt me golin dhe kjo mund ta ndihmojë për një vend titullari në ekipin kombëtar. Hysaj, Ismajli dhe Balliu gjithashtu po luajnë rregullisht dhe forma e tyre është e mirë. Për të kaluar në mesfushë, aty ku problemet janë më të mëdha, duke pasur parasysh formën e Gjasulës, minutat e Asllanit, dëmtimin e Bares dhe mosaktivizimin e Qazim Laçit. Por, Silvinjo mund të mbështetet tek Abrashi, Ramadani që luan titullar në Skoci, Nedim Bajrami që është liruar me kalimin te Sasuolo dhe Endri Çekiçi me Odise Roshin. Gjithsesi, përgatitjet do të fillojnë të hënën që vjen dhe nga afër, trajneri do të krijojë një ide më të qartë në kokën e tij, duke përmendur këtu edhe disa nga emrat e rinj që përfliten që të grumbullohen nga braziliani.