BREAKING NEWS

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e
x

Sport

Uzuni: Takova idhullin tim, Ronaldon, ëndrrat bëhen realitet

Uzuni: Takova idhullin tim, Ronaldon, ëndrrat bëhen realitet

Myrto Uzuni është në “qiellin e shtatë”, pasi në një ndeshje të vetme arriti të “eklipsojë” Kombëtares kuqezi, në ndeshjen e tij të parë si titullar në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, arriti të shënonte të martën kundër një skuadre si Juventusi. Një gol që e ka entuziazmuar shumë, por jo aq sa takimi në fund të ndeshjes me lojtarin që ai ka idhull, Kristiano Ronaldon, të cilit i mori edhe fanellën. Vetë futbollisti ka postuar me krenari fanellën e tij dhe “trofeun” e Ronaldos, si edhe momentin kur po largoheshin të dy nga fusha e lojës në fund të sfidës. Uzuni kishte një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij që të vazhdonin të insistonin për të bërë realitet ëndrrat e tyre, siç kishte bërë ai në natën e të martës. “Kjo foto dhe ky moment do të mbeten në memorien time gjatë të gjithë jetës, si një moment kur kthen ëndrrat në realitet. Unë jam i lumtur që kam luajtur kundër idhullit tim CR7, lojtari më i mire në botë, shënova kundër skuadrës së tij dhe mora fanellën e tij në fund të ndeshjes… nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është... Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, lufto për to me gjithçka që ke. Ëndrrat bëhen realitet dhe unë kam punuar shumë gjithmonë dhe kam besuar se mund t’ia dal”, shkruante sulmuesi i përfaqësues shqiptare.

Gjimshiti, “hero” i Atalantës

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti, ishte një nga më të spikaturit në fitoren 0-2 të Atalantës përballë Liverpulit, në fushën e këtij të fundit. Një fitore që e ndihmoi Atalantën të rifutet në garë për kualifikim në Champions, ndërkohë që vetë Gjimshiti, ishte nga më të mirët në fushën e lojës dhe që stopi sulmuesin kryesor të Liverpulit, Mohamed Salah. Me këtë performancë, ai vetëm sa e shton dhe më tej dozën e vlerësimit pozitiv nga mediat sportive italiane dhe më gjerë, që pas këtij takimi e çmuan me notën 7, tepër e lartë për lojtarët e Champions League. Pra Gjimshiti është në superformë dhe këtë e ka treguar edhe në takimet e skuadrës kombëtare në Ligën e Kombeve. Theksojmë se Gjimshiti është pjesëtar i formacionit bazë të Atalantës dhe përveçse i pozicionuar me forcë në qendër të mbrojtjes, ai merr direktiva nga trajneri Gasperini edhe në fazën ofensive, sidomos në goditjet me kokë gjatë krosimeve nga këndi.

Lojtarët e Kombëtares munguan në Ligën e Europës, Kumbulla e Hysaj me virus

Pas emocioneve të Champions League, momenti është për Ligën e Europës e cila gjithashtu propozon ndeshje interesante, aq më tepër kur në këtë kompeticion aktivizohen edhe disa nga futbollistët e kombëtares. Edhe pse sot, tre prej tyre nuk do të jenë në fushë për shkak dëmtimi apo COVID-i. Kështu, Marash Kumbulla nuk e dha dot kontributin e tij në sfidën e Romës në transfertë ndaj rumunëve të Kluzh. Mbrojtësi vazhdon të rezultojë pozitivë me koronavirus dhe duhet të vazhdojë në këtë formë izolimin. Një fitore do t’i siguronte verdhekuqve kalimin për në raundi tjetër, çka është edhe një objektiv për t’u arritur me çdo kusht për italianët. Ndërkaq, po për arsye të virusit të rrezikshëm edhe Elseid Hysaj qëndroi jashtë skuadrës së Napolit që këtë mbrëmje pret në shtëpi Rijekën, një ndeshje e cila në letër duket e lehtë dhe sheh të kaltrit shumë favoritë për të marrë tre pikët. Kujtojmë, se Napolit i mungon edhe Amir Rrahmani po për arsye të infektimit me COVID-19. Sakakaq, Enea Mihaj nuk ishte i disponueshëm për PAOK duke qenë se është në proçes riaftësimi pas ndërhyrjes kirugjikale në ligamentet e gjurit. Grekët sot përballen me holandezët e PSV në transfertë, teksa ndodhen në vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv mund t’i ndihmojë shumë për kalimin e grupit.