BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Sport

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me Granadën, ku shënoi një supergol në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Vilareal B. Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorrës, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit. Ky ndaj Vilareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës. Interesant është fakti se goli ndaj Vilareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake. Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle. Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren e Majorkës ndaj Real Madrid me rezultatin 1-0. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nisi aksionin e golit të vetëm të sfidës teksa në minutën e 28-të të pjesës së parë, i “vodhi” kohën Naço Fernandes, me këtë të fundit që devijoi gabimisht topin në portën e mbrojtur nga Lunin. Duket se Los Blancos i sjellin fat Muriqit i cili i ndëshkoi edhe në ndeshjen e fazës së parë në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë, madrilenët tentuan në vijim të ndeshjes me çdo kusht për të arritur të paktën barazimin. Rasti më i mirë iu shfaq Marko Asensios i cili pati shansin të ekzekutonte një 11-metërsh në minutën e 59-të. Por, sulmuesi gaboi teksa portieri Rajkoviç ia doli ta hipnotizonte me topin që përfundoi në goditje këndi. Deri në fund, sulmet e kryeqytetasve nuk u ndalën, mirëpo Majorka rezistoi dhe në fund dolën me pikët e plota duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të të klasifikimit ndërsa nga ana tjetër, Reali mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, por rrezikon të humbasë edhe më shumë terren me Barcelonën kryesuese.