BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Sport

Vajushi në qendër të vëmendjes, Avelino dëshiron ta kthejë në Serie B

Vajushi në qendër të vëmendjes, Avelino dëshiron ta

Lojtarët e përfaqësueses po përpiqen të sigurojnë një status më të mirë në këtë merkato dimri, me bindjen se aftësitë e tyre meritojnë diçka më shumë në treg, për të kaluar në ndonjë skuadër të nivelit të lartë në një nga kampionatet e forta europiane. Natyrisht që në përfaqësuese luajnë shumë futbollistë që janë pjesë e skuadrave të huaja, por disa lojtarë ende nuk e kanë gjetur vetveten. Pati prej atyre që cilësoheshin talente të futbollit shqiptar, por me kalimin e kohës e humbën ritmin e lartë që kishin dhe nuk arritën të çanin në skuadrat e mëdha, pavarësisht kalimit me bujë në ekipe të njohura të rajonit. I tillë ishte he mesfushori me tipare ofensive, Armando Vajushi, i cili, nga “yll” në kampionatin shqiptar kaloi fillimisht në kampionatin rumun, por ai asnjëherë nuk e gjeti nivelin e vet maksimal në skuadrat ku u bë pjesë. Për këtë ndikuan jo vetëm dëmtimet e gjata e me pasoja të rënda, por edhe lëvizjet e shpeshta nëpër ekipe. Vajushi së fundmi ka qenë i huazuar në kampionatin rumun, por në pronësi duket të jetë pjesë e nnjë klubi italian të Serisë B. Duke parë nevojën për futbollistë, Avelino, ekipi i tij zyrtar, dëshiron ta kthejë sërish në Itali, si pjesë të Serisë B italiane. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se merkato e janarit mund të kthejë përsëri Armando Vajushin në futbollin italian. Mesfushori ofensiv duket se është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në eksperiencën në Rumani dhe tashmë po planifikohet kthimi në futbollin më të rëndësishëm, atë italian ku ai tregoi vlerat e tij disa vite më parë. Sipas mediave italiane, Vajushi është në kontakte për t’u kthyer përsëri te klubi i Avelinos, ku ai kishte lënë një përshtypje shumë të mirë në atë periudhë të shkurtër në të cilën veshi fanellën e kësaj skuadre në vitin 2018. Ai ka lënë pas periudhën e dëmtimeve të njëpasnjëshme që ndikuan karrierën e tij në atë periudhë dhe te Petrolul Ploieshti në kategorinë e dytë rumune është kthyer përsëri vendimtar në fazën ofensive me lojën dhe golat e tij. Vajushi ka kontratë deri në fund të këtij sezoni te klubi rumun dhe tashmë palët po negociojnë për një kthim të mundshëm të tij në Itali, duke pasur parasysh se edhe vetë futbollisti e dëshiron një gjë të tillë. Ndaj nuk është çudi që ai të shfaqet shumë shpejt në klubin italian që aktualisht gjendet në Serinë C, me pretendime për t’u kthyer në Serinë B në edicionin e ardhshëm. Mbetet të shihet se si do të shkojë puna e Vajushit në këtë merkato dimri, por gjasat që të kthehet në këtë merkato dimri në Serinë B italianë janë të mëdha.

Albi Doka në “radarët” e dy klubeve turke, Gorica gati ta shesë

Një nga lojtarët më të spikatur të Tiranës sezonin e kaluar ishte Albi Doka, i cili, falë cilësive të shfaqura në kampionat, por edhe në ndeshjet që bardheblutë luajtën në Europë, siguroi një profil të lartë dhe për këtë mori shumë oferta në merkaton e verës. Marrja e ftesës nga Kombëtarja ia rriti edhe më shumë vlerën në treg dhe lojtari u bë pjesë e skuadrës së Goricës në kampionatin kroat. Pati një start të mrekullueshëm dhe falë cilësive të tij duket se është në fokusin e shumë klubeve nga kampionate cilësore në rajon dhe më gjerë. Sikurse raportojnë mediat sportive në versionin online, Doka mund të ndërrojë sërish skuadër në merkaton e janarit. Pas kalimit në verë nga Tirana te Gorica në Kroaci, talenti kuqezi ka spikatur menjëherë me paraqitjet e tij te skuadra kroate dhe ka ngjallur interesin e dy skuadrave të Superligës turke, dy ekipeve që pozicionohen në pjesën e sipërme të tabelës. Nga sa raportojnë mediat kroate Gorica mund të vendosë ta shesë anësorin shqiptar i cili vlerësohet nga transfermarkt 1 milionë euro. Alaniaspor dhe Trabzonspor janë dy klubet e Superligës turke që interesohen për shërbimet e Albi Dokës dhe Gorica nga shitja e ish futbollistit të Tiranës do të synojë të përfitojë nga 600 deri në 800 mijë euro. Albi Doka në këtë sezon është aktivizuar në 9 takime me Gorican duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa ka debutuar edhe kombëtaren kuqezi në sfidat e luajtura në Ligën e Kombeve.