Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Valë ndryshimesh në kampionat, Kukësi largon Cungun, Lika tërhiqet nga Vllaznia

Postuar: 20/03/2019 - 07:18

Një valë largimesh trajnerësh kanë mbërthyer Kategorinë Superiore. Pas largimit të Gentian Stojkut nga Kamza, të Besnik Prengës nga Laçi, dje dy skuadra të tjera ndryshuan teknikët në krye të pankinave, disa në formë tërheqjeje, e një tjetër një largim i imponuar, por me “marrëveshje”. Kështu, Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me shkodranin, për shkak të rezultateve të dobëta. Për presidentin Safet Gjici “kupa e mbush” me humbjen në Korçë, që ndoshta ka nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull ekipin verilindor (Partizani kryeson me 9 pikë më shumë). Drejtimin e ekipit e ka marrë përsipër Ramadan Ndreu, që mban edhe detyrën e drejtorit sportiv. “Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit. Falënderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë. Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”, shkruan klubi i Kukësit. Ndërkohë, trajneri i ri Ramadan Ndreu ka nisur menjëherë punën, në kërkim të suksesit në duelin më të fortë e vendimtar të kampionatit, atë ndaj Partizanit. Kështu, Ramadan Ndreu, deri dje në mëngjes drejtor teknik, pasdreke nisi punën si trajner në radhët e skuadrës së Kukësit. Në fakt, nuk ka pasur shumë punë për t’u prezantuar ashtu siç ndodh rëndom, pasi me të gjithë lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit të përbërë nga ndihmësi Rraman Hallaçi dhe trajneri i portierëve Ermal Nexhipi ka punuar te verilindorët. Nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu kanë qenë të gjithë lojtarët, ndërsa te Kukësi tashmë janë të përqendruar te sfida e radhës, ajo në kampionatin. Një ndeshje shtëpie, e cila duhet fituar me patjetër nga kuksianët nëse duan që të mbeten ende në garën për titullin, ndryshe, çdo rezultat tjetër do t’i bënte që të ndryshonin objektiva këtë sezon.

Vllaznia mbetet pa trajner, Likës i duhet të “fluturojë” për në Amerikë

Një tjetër emër u largua dje nga pankinat e kampionatit. Bëhet fjalë për Hasan Likën, trajnerin e Vllaznisë. Tekniku, të cilit iu besua rikthimi i skuadrës në elitë, ka kërkuar ndërprerjen me bashkëpunimit, për arsye personale dhe klubi shkodran është treguar i gatshëm t’i respektojë vullnetin. Kjo pasi tekniku ka në plan të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të jetuar me familjen e tij, pasi i duhet të rinovojë edhe vizën amerikane dhe nuk e ka pasur luksin të presë fundin e sezonit. Megjithatë Lika e lë Vllazninë në pozita mjaft komode, në krye të grupit me 11 pikë më tepër se skuadra e vendit të dytë dhe vetëm një hap larg rikthimit në Kategorinë Superiore. Pak minuta më parë edhe klubi shkodran doli me një deklaratë për shtyp, ku njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Hasan Lika. KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për arsye se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij. KF Vllaznia e falënderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj, megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë. Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.

Postuar: 17/07/2019 - 23:12

Mbyllet shumë shpejt aventura e Partizanit në Champions League.
 

Postuar: 17/07/2019 - 17:42

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë m

Postuar: 17/07/2019 - 17:29

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni.

Postuar: 17/07/2019 - 17:23

Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz.