BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Valencia i jep “leksion” Barcelonës dhe trajnerit Setien, përfiton Reali

Valencia i jep “leksion” Barcelonës dhe trajnerit Setien,

Barcelona pësoi dje një disfatë të rëndë e me pasoja për rrugëtimin e saj drejt titullit kampion në Spanjë. Ajo u mposht nga Valencia e pësoi humbjen e parë sezonale, ndërkohë që kjo disfatë favorizon Realin e Madridit që tani ka shansin të nisë shkëputjen në klasifikim e të marrë pozitat e pretendentit kryesor për titull në La Liga spanjolle. Në fakt, trajneri Kuike Setien u emërua në krye të Barcelonës për shkak të filozofisë së tij sulmuese, por mori një leksion të vërtetë futbolli nga Valencia, që i shkaktoi humbjen e parë në drejtim të “blaugranave”.

Kjo superpërballje e zhvilluar në stadiumin “Mestalla” u mbyll me fitoren e merituar 2-0 të vendasve, që në fakt shënuan edhe një gol tjetër, të anuluar nga VAR-i, si dhe humbën një 11-metërsh në pjesën e parë, të dhëna këto që tregojnë dominimin e Valencias, e cila rikthehet të fitojë pas 13 vjetësh në La Liga ndaj Barcelonës në “Mestalla”. Që Barcelona ishte në një ditë të keqe, kjo u kuptua që kur nisi takimi, teksa në minutën e 10-të u akordua një 11-metërsh për vendësit, por që nuk u shndërrua në gol nga Gomez. Në të 29-ën Gameiro tronditi traversën, ndërsa pak çaste më vonë Ter Stegen i mohoi golin Francis Kokelin. I pafat Zhordi Alba në minutën e 48-të, pasi devijimi i tij në momentin e goditjes së Gomezit nxori jashtë loje Ter Shtegenin, me topin që përfundoi në rrjetë. Tentativa e Mesit nga goditja e lirë (74-t) u devijua nga portieri, ndërsa 3 minuta më vonë Maksimiliano Gomez përmbylli me gol një tjetër aksion të shpejtë të Valencias, duke i dhënë goditjen përfundimtare Barcelonës.

“Blaugranat” jo vetëm që nuk ia dolën të ktheheshin në lojë, por pësuan të tretin, që për fatin e tyre të mirë u anulua nga Gil Manzano, për ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Buskets, para se të niste ekzekutimi i këndores. Pak rëndësi pati ky episod, pas Barcelona nuk gjeti forca për të reaguar në minutat e mbetura. Pas takimit erdhën edhe komentet e para negative për paraqitjen e lojtarëve katalanas. Pas ndeshjes, trajneri i ri i Barcelonës, Kuike Setien, u mundua të arsyetohet për humbjen e parë në stolin e klubit që ia realizoi ëndrrën duke e ulë papritur në stol. “Ka disa gjëra që futbollistët ende nuk i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta ne nuk ua kemi shpjeguar mirë”, u shpreh Setien.

Madje trajneri nuk ndalet me kaq. Ai kujton se paraqitja e skuadrës së tij ishte aq e dobët sa Barçelona dje në fushë nuk i ka pëlqyer askujt. Në qendër të kritikës janë disa futbollistë. “Ajo që pamë sot, nuk i ka pëlqyer askujt. Nuk ka munguar përqendrimi. Kam parë lojtarët e përkushtuar. Ne jemi duke vlerësuar pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është që lojtarët e kuptojnë atë në tabelë (çfarë ju shpjegon) dhe tjetër kur e zhvendosni atë në fushë. Luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ka gjëra që nuk i kuptuam”, shtoi mes tjerash Setien. Kuptohet, nga ky gabim i Barcelonës, do të tentojë të përfitojë Real Madridit, që mund të shkëputet në tre pikë në rast të fitores të dielën mbrëma, në udhëtim te Real Valadolid.