
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Van Basten “zhvlerëson” Mesin: Tre më të mirët në histori ishin Pele-Maradona-Krujf

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Qershor 2022

Rivaliteti midis Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos ka qenë ekspozeja e një futbolli për kopertinë gjatë 20 vjetëve të fundit, pasi kjo dyshe, duke rivalizuar me njëri tjetrin për trofetë individualë, kanë eklipsuar futbollistët e tjerë dhe ka bërë që edhe tifozët të ndahen në dysh, në ca të Ronaldos e ca të Mesit. Kanë fituar shumë, jashtëzakonisht shumë, duke thyer rekorde të shumta dhe duke e vijuar betejën e tyre, edhe pse janë në fund të karrierës. Por ka gjasa që historia të mos i klasifikojë ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror. Emra si Pele, Maradona, Zidane, Platini, Krujf, Bekenbauer etj, janë ende të fuqishëm dhe lakohen në histori si ndër më të mirët. A mund të përfshihet Leo Mesi në top-3 më të mirët? Për shumë tifozë aktualë në botë po, por për ikonat e futbollit kjo duket e vështirë. Për këtë rast ka folur edhe ish-sulmuesi i Milanit dhe kombëtares holandeze, Marko Van Basten, i cili edhe vetë është vlerësuar si ndër futbollistët më të mëdhenj në botë. Në fakt, Marko Van Basten është një ndër sulmuesit më të kompletuar dhe të jashtëzakonshëm që ka nxjerrë futbolli. Ish-ylli i Milanit dhe kombëtares holandeze, njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Këtë radhës është ndalur te Lionel Mesi dhe Diego Armando Maradona. Me këtë të fundit është përballuar shumë herë në fundin e viteve ’80 në Serie A, aty ku duelet Milan-Napoli mbeten të paharrueshme. Në një intervistë për “France Football”, legjenda holandeze deklaroi se nuk e përfshin dot “pleshtin” mes 3 lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit. “Pele, Maradona dhe Krujf janë për mua tre lojtarët më të mëdhenj në histori. Kur isha fëmija doja të bëhesha si Krujf. Ai ishte miku im, më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm. Mesi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në ekip. Mesi nuk është tipi që vendos veten përpara për të shkuar në luftë. Lojtarë të tjerë të mëdhenj? Nuk duhen harruar Kristiano Ronaldo, Platini dhe Zidane”, theksoi Van Basten. Duket qartë se Van Basten nuk e përfshin Mesin në top-3 më të mirët, madje nga mënyra si foli ai nuk e përfshin as në top-5, gjë që tregon se perceptimi për futbollin botëror dhe për më të mirin është shpesh shije personale sesa analizë serioze sportive. Megjithatë, ka emra të tjerë të mëdhenj që mendojnë se Leo Mesi është padyshim lojtari më i madh i futbollit në botë.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
