BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Van Dajk nuk e kalon dëmtimin, humbet Europianin 2021

Van Dajk nuk e kalon dëmtimin, humbet Europianin 2021

Një lajm aspak i mirë vjen për një prej mbrojtësve më të mirë në botë të viteve të fundit dhe shkak është dëmtimi i tij i rëndë që kërkon ende shumë kohë për tu rikuperuar. Kështu, pasi humbi të gjithë sezonin me Liverpulin për shkak të atij dëmtimi në derbin ndaj Evertonit 18 tetorin e kaluar, Virgjil Van Dajk nuk do jetë pjesë as e Europianit të kësaj vere me përfaqësuesen holandeze dhe do të jetë pikërisht ai mungesa e madhe e kombëtares portokalli. Ndërhyrja makabre e portierit të Everton Jordan Pickford ende nuk është lënë pas nga gjigandi i prapavijës së Liverpulit i cili për të zbritur sërish në fushë duhet të presë sezonin e ardhshëm. Objektivi i 29-vjeçarit ishte rikuperimi për Euro 2020, por, për fat të keq, nuk ia ka dalë dot. “Fizikisht e ndjej që është vendimi më i mirë që të mos marr pjesë në Euro 2020. I gjithë fokusi im do të jetë të filloj fazën time të fundit të rikuperimit në fazën përgatitore me Liverpul, që të jem gati për sezonin e ri“, deklaroi një nga mbrojtësit më të fortë në planet. Liverpuli e ka vuajtur shumë mungesën e Van Dajk në këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klop që mbrojtjen e ka patur pikën më të dobët pa holandezin dhe me shumë gjasa do të mbetet jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, për trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop, Mançester Siti është skuadra më e mirë në botë, kurse Guardiola trajneri më i mirë. Mançester Siti është rikthyer të dominojë këtë sezon në Premierligë, derisa ditë më parë shkroi historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve. Talenti shqiptar i shënon gol të bukur Dinamo Zagrebit. Pep Guardiola ka ndërtuar një skuadër kampionësh që ia ka lakmi edhe rivali i tij, Jurgen Klop. “Siti ka trajnerin më të mirë në botë. Ka skuadrën më të mirë dhe trajnerin më të mirë, është një formulë e mirë suksesi”, tha ai. Siti tashmë e ka fituar Kupën dhe Premierligën në Angli, derisa synon edhe trofeun e Champions League që me 29 maj do ta kërkojë atë në përballjen me Çelsin. Po ashtu, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka mbrojtur kolegun e tij të Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaerin, që u kritikua pas humbjes të mërkurën mbrëma nga Leicester Siti, për shkak se ndërroi pothuajse gjithë 11-shen startuese. Orari i ngjeshur ditëve të fundit për “Djajtë e Kuq” shtyri që Solskjaer t’i pushojë ata që e dërguan Junajtid deri në finale të Europa League dhe të luajë me rezervista. Ai u kritikua që bëri aq shumë rrotacione, por Klopp i ka dal në mbrojtje duke thënë se do të vepronte njëjtë. Madje, sipas Klop, ata që duhen të fajësohen janë ata që nuk kujdesen për futbollistët dhe të bëjnë një kalendar të tillë. “Formacioni i Mançester Junajtid ishte ai që unë prisja. Ata luajnë të dielën, të martën dhe të enjten. Ky është një krim. Nuk është faji i Ole dhe i lojtarë të tij. Edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë”, tha trajneri Jurgen Klop mes të tjerash në konferencën e zakonshme për shtyp që dha dje nga ambientet e klubit të Liverpulit.