BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Van Persi zbulon takimin me Mbape: U thashë të gjithëve, ky bëhet yll botëror, nëse jo ha atletet e mia

Van Persi zbulon takimin me Mbape: U thashë të gjithëve, ky

Kilian Mbape është sot për sot një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe ka gjasa të jetë edhe ylli më i madh i dekadës së tanishme, pasi ka një potencial të jashtëzakonshëm. Ai ka spikatur fillimisht me Monakon dhe tani së fundmi me Paris San Zhermen, por edhe me përfaqësuesen e Francës, ku në Botërorin e Rusisë në vitin 2018 ishte nga më të mirët, vetëm 17 vjeç dhe u shpall lojtari më i mirë nga të rinjtë. Ecuria e tij prej kampioni të madh i ka dhënë shenjat prej kohësh, por Mbape tani po përpiqet të thyejë dominimin e dyshes më të fuqishme të dekadave të fundit, Mesit e Ronaldos, të cilët kanë dominuar skenën e futbollit në aspektin individual, me shumë çmime e trofe të “Topave të Artë”. Ndërkohë, për të përshkruar talentin e Mbapesë si një yll i futbollit botëror, ka folur dhe ish-sulmuesi i përfaqësueses së Holandës dhe njëherësh i Arsenalit, Robin Van Persi, i cili u kishte thënë miqve në të shkuarën se do të hante atletet e tij nëse ky djalosh (Mbape) nuk do të bëhej një yll i madh futbolli. Në fakt, Kilian Mbape është ende një djalosh i ri duke qenë se pasaporta e tij nuk tregon më shumë se 22-vjeç, mirëpo duke qenë se prej disa vitesh është në futbollin e nivelit të lartë ku edhe ka treguar se është i denjë për atë, sulmuesi tashmë ka shumë eksperiencë dhe ngjan një “veteran”. Ndërkohë, kur ka qenë edhe më i ri, Mbape i kishte treguar të gjitha cilësitë e tij, ndaj ishin të shumtë ata që besonin se ai do të bëhej një yll botëror, siç edhe ndodhi. Një nga ata që ka dalluar i pari cilësitë e Mbape, ka qenë Robin Van Persi. Në një miqësore mes Fenerbahçes dhe Monakos, ish-ekipit të Mbape, Van Persi ishte në stol për turqit. Holandezi ka zbuluar së fundmi se i kishte thënë shokëve të skuadrës se nëse francezi nuk do të bëhej një yll botëror, atëherë do të hante atletet e tij. “Unë e pashë Mbape dhe iu thashë të gjithëve në stol, se nëse ai djalosh nuk bëhej një yll botëror, atëherë unë do të haja atletet e futbollit. Unë e dija që do të luaja 70 minuta dhe do të zëvendësohesha dhe pak para se të dilja, në lojë u fut një djalosh. Quhej Mbape dhe në Europë ende nuk kishin dëgjuar për të, neve na thanë se ishte një lojtar shumë interesant. Luajtëm në një fushë shumë të keqe, mediokre. Ai luajti për 20 minuta , por ishte shpërthyes. Shumë i aftë. Vendosa të shihja çdo lëvizje të tij, ishte me të vërtetë në një tjetër nivel”, u shpreh Van Persi. Duhet theksuar se sa kohë ishte tek Arsenali, Van persi ka bërë ndeshje të mëdha dhe ka spikatur me golat e tij të shumtë. Jo vetëm kaq, por edhe në përfaqësuesen holandeze ai ka shënuar gola me vlerë. Ndërkohë, sa i takon Kilian Mbapesë, mediat spanjolle shkruajnë se ai është vazhdimisht në fokusin e Realit të Madridit dhe presidenti Florentino Perez nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën që lojtari të veshë fanellën e bardhë “Los Blancos”, pra për tu bërë madrilen. Janë bërë bisedime për këtë, por çmimi shumë i lartë i lojtarit e ka frenuar klubin spanjoll të bëjë hapa të shpejtë në këtë drejtim. Gjithsesi, Mbape mbetet objektiv i Realit në këtë merkato vere.